A do të heq dorë LDK nga posti i kryeministrit? Flet deputeti i kësaj partie

Politika

A do të heq dorë LDK nga posti i kryeministrit? Flet deputeti i kësaj partie

Nga: N.H Më: 3 qershor 2019 Në ora: 22:36
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po bëhet gati për koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen.

Madje, ai po thotë se janë marrë vesh edhe se kujt i takon posti i kryeministrit në rast të fitores, shkruan “Bota sot”.

Për të folur lidhur më këtë, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar edhe deputetin e kësaj partie.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në një prononcim ka thënë se tema aktuale është se si të rrëzohet Qeveria Haradinaj, ndërsa temat tjera në këtë kohë, sipas tij, janë të panevojshme dhe joproduktive.

“Tani për tani LDK dhe VV kanë gatishmërinë për bashkëpunim për rrëzimin e kësaj qeverie të papërgjegjshme. Ka gatishmëri për bashkëpunime edhe për procese tjera në të ardhmen. Tema e tashme është si të arrijmë ta rrëzojmë këtë qeveri dhe çdo bisede tani për tani për çështjet se kush do jetë kryeministër apo gjera tjera janë te panevojshme dhe koftra-produktive. Tani ka pajtueshmëri për këto tema, ndërsa kur te vijmë te ura do flasim edhe për urën”, thotë deputeti i LDK-së, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Avdyli ka theksuar se ende është herët për të biseduar për emra dhe koalicione, pasi që ende nuk është rrëzuar qeveria aktuale.

Image
Haxhi Avdyli

“Tash jemi në fazën e hershme për të biseduar për emra e koalicione para apo paszgjedhore, sepse akoma nuk ka rënë qeveria. Tani duhet tërë partitë politike opozitare të përqendrohet vetëm ne largimin sa më të shpejtë të kësaj qeverie. Tjerat me kohë do i diskutojmë shtruar gjithmonë në interesin e vendit dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve”, ka përfunduar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj ka bashkuar opozitën. Megjithatë, tri partitë opozitare nuk mund t’i arrijnë numrat, pasi atyre edhe me tej po ju mungojnë pak vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat