Paralajmërohen institucionet e Kosovës: Keni kujdes, ky është personi nga i cili mund të shkaktohen trazira në veri

Politika

Paralajmërohen institucionet e Kosovës: Keni kujdes, ky është personi nga i cili mund të shkaktohen trazira në veri

Nga: N.Sh Më: 4 qershor 2019 Në ora: 10:39
Ilustrim

Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe për Policinë e Kosovës, vjen paralajmërimi nga ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai i fton që të kenë kujdes nga provokimet e mundshme dhe pasojat që mund t’i sjell Vojislav Sheshel, pasi ky i fundit ka paralajmëruar ardhjen në Kosovë.

Miftari kujton se ngjashëm ishte gjendja edhe në Kroaci.

“Unë qëndroja në Vinkovc në atë kohë lufte, me 2 maj 1991 në Borovu Selu, pikërisht paramilitarët e Shesheli u zunë pritë policisë kroate dhe u vranë 12 polic të shtetit kraot.

“Rreziku në veriun e Kosovës, është edhe më i madh sesa në vitin 1991 në Kroaci”, thotë Miftari.

Kjo për faktin se janë tre faktor që kriminelin Sheshel e bëjnë të rrezikshëm me prezencën e tij provokative në Kosovë.

Miftari thekson se, nëse vjen Shesheli dhe dikush e provokan atë, dikush e ka dërguar me mision në veri.

Image
Naim Miftari

“E para, vojvoda Vojislav Sheshel, është një kriminel i çmendur që punon nën diktatin e ambasadorit rus në Serbi, Quperin. E dyta, Aleksandër Vuçiqi, presidenti serb ishte bashkpartiak dhe zëvendës i Sheshelit në partinë Radikale serbe. Ata edhe sot bashkëpunojnë ngushtë mes vete. Dhe, e treta, është Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës, i cili tenton që të ndaj veriun e Kosovës me Serbinë dhe vet është i zënë keq nga dosjet kriminale e që pas kësaj, mundet shumë lehtë me iu jep hapësirë të koordinuar me Vuçiqin për destabilizimin e veriut”, pohon ai.

Miftari shton se, këta janë faktorët që paraqesin rrezik dhe potencial me fillua një aventurë të rrezikshme në veriun e Kosovës. E pas gjithë kësaj, ai shton se jeta e policisë së Kosovës do të rrezikohet seriozisht.

“Nëse bëhet ky skenarë, me siguri viktimat do të jenë në të dyja anët. Prandaj Policia jonë duhet me qenë e koncentruar dhe e përgatitur teknikisht, si dhe e vendosur për me zbatuar ligjin e Kosovës në tërë territorin tonë. Por, Policia jonë, nuk duhet kurrsesi me nënvlerësuar potencialin vrastar teknik dhe praktik të shtetit serb dhe Sheshelit, Vuçiqit, Vilinit si dhe kriminelëve serb të luftërave e që duhet pas shumë kujdes”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Në fund, ai thekson se, duhet me iu ik skenarëve dhe skenave teatrale të tipit alla Marko Gjuriq e alla Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat