Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe rreziku nga faktori PSD

Politika

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe rreziku nga faktori PSD

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 qershor 2019 Në ora: 20:25
Ramush Haradinaj

“Megjithatë, duhet theksuar se LDK dhe VV duhet të kenë shumë kujdes nga PSD. pasi mund t`i tradhtojë në momentin final, pasi dyshoj se brenda këtij subjekti ka njerëz të infiltruar nga SHIK-u. Andaj duhet shumë kujdes, pasi mund të komprometohet opozita”, ka theksuar Faton Mehmeti.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga RamushHaradianj, më 9 shtator do t`i bëjë dy vite.

Por, që kur erdhi në pushtet ajo vazhdimisht u kritikua për nepotizëm e keqpërdorime të ndryshme.

Që nga formimi i saj, qeveria Haradinaj ishte nën llupën e opozitës e cila paralajmëronte hapa për ngritjen e mocionit për rrëzimin e saj.

E në këtë drejtim aktualisht duket se po punohet seriozisht nga partitë opozitare.

Ditë më parë, dy kryetarët e partive opozitare, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, kanë zhvilluar një takim në të cilën është diskutuar rrëzimi i Qeverisë dhe veprimet që do të ndërmerren.

Për këtë takim,Ahmetika thënë se PSD e LDK në vijim do të intensifikojnë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë.

“Përveç diskutimit për situatën politike në vend me z. Mustafa diskutuam për nevojën e koordinimit opozitar në Kuvend dhe për diskutimet për inicimin e një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. PSD vazhdon të shprehë gatishmërinë për një partneritet opozitar për nisma të përbashkëta.Pasi që shprehem dhe sqaruam qëndrimet e PSD e LDK në vijim do të intensifikojmë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Ahmeti në një postimi nëFacebook.

Gjithashtu, edhe LDK-ja pas takimit të Mustafës me Ahmetin ka njoftuar përmes një komunikate për media se do të ketë takime ndërmjet grupeve parlamentare për veprimet që do t`i ndërmarrin për rrëzimin e Qeverisë.

“Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës.Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së

Krasniqi: Nuk kanë ndonjë peshë takimet e opozitës

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”,është shprehur se ky takim ndërmjet Mustafës dhe Ahmetit nuk ka ndonjë peshë, për shkak të veprimeve të tyre politike..

Image
Islam Krasniqi

“Nuk kanë ndonjë peshë takimet në mes të opozitës, ku u takuan kreu i LDK-së,Mustafa dhe ai i PSD-së, Ahmeti, pasi qëklasës politike i mungon morali dhe sinqeriteti dhe për interesa të vetat harrojnë gjithçka,siç ishte rasti Mustafa për qeveri, ku harroi betimin para elektoratit të vet, ashtu edheAhmetikur iu dha mundësia për të marrë pjesë në Bruksel, ju bashkua PDK-së pas gjitha ato fyerje që ja ka bërë vite me radhë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka thënë së opozita i ka votat për rrëzimin e QeverisëHaradinaj, pasi që PDK-ja mund të ndërmarrë një veprim të tillë.

“Opozita ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë, mirëpo specialitet për këtë ka PDK-ja e cila e gjen momentin e duhur për ta rrëzuar vetën pa pasur nevojë që opozita ta qes vetën në peshore për rrëzimin e qeveris. Mirëpo, PDK-ja ka humbur elektoratin e vetëduke e zbehur shumë edhe besimin e qytetarëve, të cilët e kanë përkrahur dhe nga frika e humbjes e ndjek karnavalin e kryeministrit Haradinaj. Pa mundur t`ia ndryshojë apo bllokoi asnjë vendim!..”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Dyshimi tek PSD-ja

Ndërsa, analisti politik, Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këto dy parti opozitarë nuk i kanë votat e mjaftueshme, por ka përmendur edhe gatishmërinë e Listës serbe për rrëzimin e Qeverisë.

Image
Faik Krasniqi

“Opozita që përbëhet nga LDK, VV dhe PSD nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë. Atyre u duhen edhe 3-4 vota. Që do të thotë se ato vota duhet t'i kërkojnë tek deputetet e shumicës. Lista serbe ka shprehur gatishmëri që t'i ofroje votat e veta për rrëzimin e Qeverise. Se a do ta mbajnë fjalën mbetet te shihet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Krasniqi është shprehur skeptik për deputetët e PSD-së se mund të tërhiqen në momentin e fundit, por sipas tij, nëse ndodh që të iniciohet mocioni nuk do të ndodh para shtatorit.

“Por unë kam dyshime tek deputetet e PSD-se. Jam thellë i bindur qe ata do të tërhiqen në momentin e fundit. Edhe nëse ndodh që të inicohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë dhe kjo Qeveri të rrëzohet, kjo nuk do të ndodh para shtatorit. Pse para shtatorit? Sepse 40 përqind e deputeteve janë për herë të parë deputet, dhe tek në shtator i bëjnë dy vite si deputet në mënyrë që t'i përfitojnë e privilegjet që u takojnë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

“LDK dhe VV duhet të kenë shumë kujdes nga PSD”

Ndërkaq, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se është dashur qysh moti që të ketë bashkim të opozitës, pasi çdo bashkim i saj është në dëm të qeverisë që po e dëmton vendin,

Image
Faton Mehmeti

“Aktualisht opozita e bashkuarnuk i ka votat e mjaftueshme për të rrëzuar këtë qeveri, megjithëse një opozitë ebashkuar do ia bënte më të vështirë jetën qeverisë. Është dashur qysh moti që të ketë bashkim të opozitës, pasi çdo bashkim i saj është në dëm të qeverisë që po e dëmton vendin”, ka deklarua ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai mendon se duhet të kërkohen edhe votat e pakicave jo serbe nëKuvend për të rrëzuar këtë qeveri, ndryshe bashkimi i opozitës pa rezultat nuk i shërben askujt.

“Mendoj se opozita duhet të kërkoj edhe votat e pakicave jo serbe në kuvend për të rrëzuar këtë qeveri, ndryshe bashkimi i opozitës pa rezultat nuk i shërben askujt. Andaj, opozitaduhet të përdorë çdo forme demokratike për t`i pasur numrat që të rrezoj këtë qeveri, pasi aktualisht nuk i ka. Megjithatë,duhet theksuar se LDK dhe VV duhet të kenë shumëkujdes nga PSD. pasi mund t`i tradhtojë në momentin final, pasi dyshoj se brenda këtij subjekti ka njerëz të infiltruar nga SHIK-u. Andajduhet shumëkujdes, pasi mund tëkomprometohet opozita”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat