Zogiani: Ikja nga Kosova do të vazhdojë derisa nuk bëhet ndryshimi rrënjësor në qeverisje

Politika

Zogiani: Ikja nga Kosova do të vazhdojë derisa nuk bëhet ndryshimi rrënjësor në qeverisje

Nga: D. B. Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:58
Avni Zogiani

Përderisa Qeveria e Kosovës nuk propozon masa që të ndalet ikja e rinisë dhe shtresave tjera intelektuale nga Kosova, ikja e tyre do të vazhdojë edhe më tej.

Koncentrimi i gjatë i politikës në pushtet tek përmbushja e kërkesave klienteliste e jo në zhvillim të vendit, ka bërë që Kosova të kolapsojë ekonomikisht dhe financiarisht.

Kështu ka vlerësuar Avni Zogiani nga VV, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ikjet janë një rezultat normal i një vendi që për 20 vjet është koncentruar në tenderë që sigurojnë fitime për politikën, e jo në shpenzime që kthehen në zhvillim.

“Ikja do të vazhdojë për aq kohë sa nuk ka një ndryshim rrënjësor në qeverisje, që i bie që Kosova duhet te ndryshoje tërësisht qeverisësit”, ka thënë Avni Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat