Deputetja e VV-së: Gjermania do ta pengojë idenë e Thaçit për copëtim të Kosovës

Politika

Deputetja e VV-së: Gjermania do ta pengojë idenë e Thaçit për copëtim të Kosovës

Nga: G.B Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:18
Lëvizja Vetëvendosje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Pas takimit, ai ka thënë se ka folur edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje që siç e ka quajtur ai “Vendimi i Madh”, në të cilën do të jenë të përfshira SHBA-të, Gjermania dhe Franca.

Lidhur me këtë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazeteën “Bota sot” se Gjermania është shtet kyç në marrëveshjen me Serbinë dhe se ky shtet do ta pengojë idenë e Thaçit për copëtim të Kosovës.

Image
Drita Millaku

“Mendoj se shteti kyç në marrëveshjen me Serbinë është Gjermania. Gjithashtu ky shtet do ta pengojë edhe idenë e Thaçit për një copëtim të Kosovës. Dhe ky angazhim kaq i madh i shtetit gjerman vjen si pasojë e një çrregullimi dhe hutie në administratën e SHBA-së”, është shprehur ajo.

Sipas Millakut, marrëveshja me Serbinë është shumë larg dhe se pozita nuk ka kapacitet për temë të mëdha.

“Por një gjë jam e bindur se një marrëveshje e madhe me Serbinë është shumë larg, bile nuk do të ketë as marrëveshje të vogla. Kjo qeveri dhe këta njerëz nuk kanë kapacitet të merren me tema të mëdha dhe nuk janë të përgatitur të dialogojnë me Serbinë. Pra mendoj se pozita nuk ka kapacitet profesional për tema të mëdha”, ka deklaruar Drita Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat