Flet Labinote Demi Murtezi: Ja pse iu bashkova Vetëvendosjes

Politika

 Flet Labinote Demi Murtezi: Ja pse iu bashkova Vetëvendosjes

Nga: Valon Rogova Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:12
Labinote Demi Murtezi Albin Kurti

Ish-deputetja nga Partia e Drejtësisë Labinote Ademi Murtezi, e inkuadruar së fundmi në Lëvizjen Vetëvendosje, në një intervistë ekskluzive për “Bota Sot”, ka thënë se arsyet që çuan të bashkëpunojë ngushtë me partinë e Albin Kurtit, janë lufta e hapur kundër korrupsionit dhe meritokracia.

Për “Bota Sot”, Murtezi, u shpreh e edhe në të kaluarën, sa ka qenë deputete e Parlamentit të Kosovës, ka patur shumë pika që kanë patur të njëjtin qëndrim me Vetëvendosjen.

“Arsyet e vazhdimit të rrugëtimit tim politik tani e tutje me Lëvizjen VETËVENDOSJE! janë të shumta. Edhe gjatë kohës sa unë kam qenë deputete e legjislaturës së kaluar ka patur shumë që çështje të cilat na kanë identifikuar si bashkëpuntor të mundshëm. E sidomos kohëve të fundit kur janë zbërthyer shumë prapaskena të politikës tonë. Lideri i shquar, lufta e spikatur kundër korrupsionit dhe meritokracia si synim i çdo fushe, janë ndryshimet më të domosdoshme që i duhen vendit tonë, e që në vazhdimësi me alternativa konkrete qoftë edhe si opozitë i ka trajtuar Lëvizja VETËVENDOSJE!”, tha Murtezi.

E pyetur nga “Bota Sot” se kush është përputhja që çoi aty për shkak se deri tash ka qenë pjesë e PD-së, një parti që presupoizohet të kenë ndryshime në mes të saj dhe VV’së, Murtezi tha se shumica e partive kanë programe premtuese të ngjashme por se, siç shprehet ajo, në praktikë në masë të madhe ndodh e kundërta.

“Shumica e partive politike në Kosovë kanë programe premtuese shumë të ngjashme mes vete, por në praktikë në masë të madhe ndodh e kundërta. Nuk them se ka pasur një përputhje specifike mes PD dhe VV, por hapësira korrekte për veprim ka munguar tek e para dhe besoj që bëhet realitet tek e dyta”, tha ajo.

Ish-deputetja Murtezi, theksoi se polemikat e hapura me inkuadrimin e saj në Vetëvendosje, kanë qenë të mirëpritura veçmas ato nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj të ngushtë.

“Polemikat e hapura kanë qenë të mirëpritura nga une, ngase nga njerëz seriozë dhe me integritet, ka qenë një hap i vlerësuar shumë pozitivisht. Vendimi im nuk është i momentit, është vendim të cilin e kam marrë pas shumë konsultave e këshillimeve me miq e bashkëpunëtorë të vjetër, por mbi të gjitha si një ambicie timen për të kontribuar në një organizatë që mbi të gjitha e ka transparencën. Kjo tashmë është e dëshmuar edhe me procedurat zgjedhëse brenda strukurave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! poashtu edhe në përcjelljen dhe monitorimin e proceseve të përgjithshme zgjedhore, qofshin ato lokale apo qendrore”, tha Murtezi.

Ajo ka theksoi se, Albin Kurti, një lider i shquar.

 

“Lideri i shquar, lufta e spikatur kundër korrupsionit dhe meritokracia si synim i cdo fushe, janë ndryshimet më të domosdoshme që i duhen vendit tonë, e që në vazhdimësi me alternativa konkrete qoftë edhe si opozitë i ka trajtuar Lëvizja VETËVENDOSJE! Krahas kesaj, bashkëpunimi me aktivistët/qytetarët, krahas prioriteteve të lartpërmendura, mendoj se janë gjërat që e karakterizojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe e bëjnë gjithnjë e më të fuqishme”, tha ajo.

Ndryshe, ish-deputetja Labinote Murtezi, ditë më parë edhe zyrtarisht u inkuadrua në Vetëvendosje, me ç’rast, kryetari i saj, Albin Kurti, u shpreh i gëzuar që një person si Murtezi, zgjodhi të vazhdoi rrugëtimin politik në partinë të cilën e udhëheq.

“Labinotë Demi-Murtezi është letrare dhe albanologe, ka përfunduar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Ajo u anëtarësua në Lëvizjen tonë. Me prejardhje është nga Gjilani ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme (mjekësi e përgjithshme). Vazhdimisht është kyçur në jetën publike, me aktivitete kulturore e shkollore si nxënëse, me ç'rast ka qenë edhe kryetare e të gjitha shkollave të mesme të qytetit. Pastaj, si studente ka qenë aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e grave. Ka marrë pjesë në disa kurse e trajnime specialistike, ka qenë asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mandej edhe deputete në legjislaturën e kaluar të Kuvendit. Znj. Labinote dëshiron të kontribuojë për daljen nga kriza e shtetit dhe për ndryshimet progresiste të cilat i sheh të mundshme vetëm me VETËVENDOSJE!-n e të domosdoshme për Kosovën”,  ka deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat