Zbulohet qëllimi i serbëve, ja pse po e përdorin bankënotën e aleatit kryesor të Kosovës

Politika

Zbulohet qëllimi i serbëve, ja pse po e përdorin bankënotën e aleatit kryesor të Kosovës

Nga: D.B Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:50
Ivica Daçiq

Ndonëse ditë më pare në Serbi ka nisur një fushatë e ndytë ndaj Kosovës, ku politikanët dhe qytetarët shkruajnë në bankënotën prej 100 dollarësh “Kosova është Serbi” megjithatë ky gjest i ulët i Daçiqit ka marrë reagime të ashpra në Kosovë jo vetëm nga qytetarët por edhe nga profilet e ndryshme në vend.

Njohësi i çështjeve politike Agim Vuniqi ka thënë për “Bota sot” se gjesti i paramenduar i Daciqit është një përpjekje stereotipe e përpjekjeve të diplomacisë serbe të ndërkombëtarizimit të Kosovës si çështje e papërfunduar e shtet ndërtimit dhe shumë më tepër e legalitetit të intervenimit, duke u bazuar në të drejtën humanitare.

Sipas tij, mënyra e tillë e zgjedhur është perfide dhe dëshpëruese dhe koincidon me intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë.

Image
Agim Vuniqi

“Është pothuajse identike me djegien e Ambasadave të huaja në Beograd, e ndër to është edhe ajo e SHBA-së, kur u njohtë Pavarësia e Kosovës dhe ende nuk u gjykuan keqbërësit. Mendoj se reagimi do të duhej të ishte më serioz dhe institucional, ngase po shfrytëzohet një bankënotë e aleatit kryesor të Kosovës për qëllime propagandimi, kundër Aleancës Euro-Amerikane dhe vet NATO-s”, ka thënë njohësi i çështjeve politike në vend Agim Vuniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat