Një rrëfim i padëgjuar më parë: Hashim Thaçi ishte kundër pavarësisë së Kosovës

Politika

Një rrëfim i padëgjuar më parë: Hashim Thaçi ishte kundër pavarësisë së Kosovës

Nga: N.H Më: 9 qershor 2019 Në ora: 20:29
Hashim Thaçi

Deklarata e Hashim Thaçit për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë po kritikohet vazhdimisht. Madje ajo po konsiderohet edhe si jo serioze nga ana e kreut të vendit.

Njëri ndër themeluesit dhe ish-anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës, Sali Rexhaj, në një rrëfim pë gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe në të kaluarën ishte nën ndikimin e propagandës së Enver Hoxhës, i cili shtypjen e popullit e mbulonte me romantizëm kombëtar.

Ndërsa, ai ka zbuluar se para fillimit të luftës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte kundër pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Thaçin e njoh që nga viti 1989 në kohën sa ishte student. E di shumë mirë se si funksionon. Ai ishte pjesë e ngjarjeve që ndodhën në Kosovë, por si anëtar i LPK-së ai nuk kishte qëndrim të qartë për sistem shumëpartiak dhe ekonomi të tregut. Nuk ishte as për pavarësi të Kosovës, por si të gjithë marksistët ishte nën ndikim të propagandës se Enver Hoxhës, i cili shtypjen e popullit atje e mbulonte me romantizëm kombëtar. Kjo lëvizje, për dikë e re, e Thaçit është brenda llojit. Një gjë të tillë e bëri edhe babai ideologjik i tij, Adem Demaçi i cili në vitin 1997 doli me një ide absurde dhe thellësisht antishqiptare për një Ballkani”, ka thënë Rexhaj, për gazetën “Bota sot”.

Ai konsideron se kjo ide sikurse, ajo e Bajram Kosumit, është e kotë, dhe nuk ka lidhje me zhvillimet në Evropë, dhe me rregullimet shtetërore dhe funksionimin e BE-së.

Image
Sali Rexhaj

“Ide të tilla shfaqi para disa muajsh edhe Bajram Kosumi, një nder ultramajtistët e skenës politike në Kosovë. Edhe ai propozoi një Konfederate mes Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit te Zi. Këta këto ide i qesin ashtu kotë, sepse lidhje nuk kanë me zhvillimet në Evropë, me rregullimet shtetërore dhe funksionimin e BE-së. Thaçi nuk me befason fare. Edhe pasi doli UÇK-ja në skenë, deri në korrik të vitit 1998, krahu i LPK-së kishin si qëllim të luftës bashkimin kombëtar. Këtë e pat deklaruar edhe Jakup Krasniqi, zëdhënësi i tyre në atë kohë. Ai tha se do ta bashkojnë edhe Çamërinë, me çka nxiti reagime të ashpra të qarqeve të vendosjes. Ishte një deklaratë shumë e rrezikshme, por Kupa (Jakup Krasniqi), e lëpiu këtë deklaratë pas disa ditësh. Rrejti se është keqinterpretuar”, tha ai.

Ai shpjegon se angazhimet e Thaçit për ndryshim kufijsh mbi baza etnike, për Shqipëri të Madhe, janë thellësisht të dëmshme për shtetin e Kosovës.

“Këtu duhet thënë qartë, këto deklarata e këto angazhime të Thaçit për ndryshim kufijsh mbi baza etnike, për Shqipëri të Madhe, janë thellësisht të dëmshme për shtetin e Kosovës, dhe forcimin e shtetit dhe integrimin tonë në organizata perëndimore, BE e NATO në radhë të parë. Fundja, ideja e Shqipërisë së Madhe vie nga koha e Rankoviqit dhe UDB-së. Me këtë ide të shpifur serbe tentohej, shpesh me shumë sukses, që të komprometohet lufta për liri e barazi. Kjo ndodhi edhe në demonstratat e vitit 1981. Edhe aty u infiltruan bashkëpunëtorët e shërbimit serb e sovjetik, duke futë kërkesa e parulla marksiste dhe për Shqipëri të Madhe, të cilat Serbia i shfrytëzojë mirë për represion mbi shqiptar dhe për rrenim të autonomisë”, ka thënë ai.

Sipas Rexhajt, nga momenti i lansimit të këtyre tezave nga ana e të parit të shtetit, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje.

“Prej se doli Thaçi me këto ide, nuk kemi asnjë njohje të re. Është tmerrësisht e dëmshme që Thaçi si president të vihet në shërbim të mohimit të shtetit, këtu ai e ka shkelur kushtetutën me të dy këmbët. Çdo gjë që po bënë Thaçi në vitin e fundit, është në favor të Serbisë e Rusisë. Nga takimi në Bratislavë, Vuçiq u deklarua hapur se duhet të ndahet Kosova. Pra, e mori autorësinë e kësaj ideje të vjetër serbe. Ide të cilën ne që merremi me çështje kombëtare dhe çlirim e ndërtim të shtetit të Kosovës që shumë kohë, e kemi mirë të njohur. Është shume keq që Thaçi e Rama u vunë në shërbim të kësaj ideje serbe e ruse. Por, gjithashtu është shumë mirë se me plebishit u refuzua nga kosovarët dhe nga BE në krye me Gjermanin e Francën, por edhe nga SHBA. Tani Thaçi ka mbetur i vetëm me Ramën dhe pak njerëz tjerë pa ndikim dhe të parëndësishëm”, ka nënvizuar Rexhaj.

Njëri ndër themeluesit e PPK-së është i mendimit se e gjithë kjo do të merr fund shumë shpejtë.

“Mendoj se me ide për Shqipëri të Madhe Thaçi e Rama mendojnë se shantazhohet BE-ja. Ky është gabim shumë i madh. Së pari këtë ide e plasojnë për t’i mbuluar dështimet e tyre, dhe se dyti BE-ja nuk shantazhohet kurrë. Politikanët e qeveritë atje kanë tjetër kulturë. Shantazhimi të ata nuk pinë ujë. Edhe Vuçiqi po mendon se BE-ja shantazhohet duke mbajt lidhje të mira me Rusinë, por kjo lojë merr shumë shpejtë fund. Është e mundur se këtë ide absurde Ramës e Thaçit ua dha Vuçiqi”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat