Koalicioni PAN, ka prodhuar vetëm skandale

Politika

Koalicioni PAN, ka prodhuar vetëm skandale

Nga: Diana Bunjaku Më: 10 qershor 2019 Në ora: 22:13
Qeveria e Kosovës

Koalicioni PAN është në rrezik për ta humbur pushtetin, për shkak të qeverisjes skandaloze të përfshirë në nepotizëm.

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë për “ Bota sot” se ky koalicion ka prodhuar vetëm skandale, dhe si rezultat i keq qeverisjes jo vetëm sa i përket nepotizmit, por edhe format e tjera korruptive e kriminale, dhe si rezultat i kësaj qeverisje skandaloze. Sipas tij, Kosova ka ngecur në shumë sfera dhe po ashtu kemi një de funksionalizim institucional të Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Rreziku më i madh i koalicionit PAN, i vijë nga brenda për shkak të një jo dakordancë të madh që kanë partnerët e koalicionit, dhe lufta e ashpër në mes tyre se kush më shumë po zapton borde të kompanive publike dhe fusha të tjera ku ata pretendojnë ta shtrijnë ndikimin e tyre partiak për të përfituar sa më shumë nga buxheti i vendit për grupet e tyre të interesit.

Dhe sipas mendimit tim, kjo do ta fundos koalicionin PAN më shumë gjasë, sesa paralajmërimet e opozitës për të ngritur mocion kundër qeverisë Haradinaj, gjë që këtë kërcënime të vazhdueshme pa veprim e kanë bërë opozitën të duken sikur ata tigrat prej letre”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat