Paralajmëron eksperti i sigurisë: Kosova të ketë kujdes nga Serbia

Politika

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Kosova të ketë kujdes nga Serbia

Nga: N.H Më: 11 qershor 2019 Në ora: 22:28
Aleksander Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar deklaratat e krerëve serbë, pasi këta të fundit në vazhdimësi paralajmërojnë përshkallëzim të situatës mes dy vendeve.

Tërnava deklaron se kërcënimet nga ana e Serbisë janë bërë si klishe, ndërsa ka kujtuar se territori i Kosovës është i garantuar tash e 20 vite nga më të fortit e botës.

“Tani ne jemi mësuar me kërcënimet që i bënë Serbia. Ne e dimë se ata e kanë ushtrinë që për shumë momente ata na kërcohen, por ato kërcënime janë sa për një konsumim politik të popullit serb, dhe një mënyrë me shërbye si presion për bisedimet që do të ndodhin në muajin e ardhshëm në Paris. Territori i Kosovës është i garantuar tash e 20 vite nga ma të fortit e botës nga KFOR dhe NATO më të cilët Serbia e dinë mirë si është ndarë në vitin 1999 me luftërat që i kishte pikërisht me këta që ne sot na garantojnë sovranitetin territorial të Kosovës”, ka thënë Tërnava.

Ai shprehet gjithashtu se një sulm i mundshëm nga ana e Serbisë, mund të vejë në pyetje ekzistimin e Serbisë në të ardhmen.

Image
Hajrullah Tërnava

“Një sulm ndaj Kosovës nga ana e Serbisë vihet në pyetje ekzistimi i Serbisë në të ardhmen, prandaj sa herë Serbia kërcënon me sulme të mundura ndaj Kosovës, ajo i përdorë si taktika për t’i arritur qëllimet e saja ndaj shqiptarëve, sikur në këtë rast për ndarjen e veriut dhe bashkëngjitjes së saj Serbisë, e duke i gjetur disa udhëheqës si në këtë rast presidentin e Kosovës, që për qëllimet e tyre personale që janë të akuzuar në Hagë, në bisedimet e tyre në të kaluarën ka pranuar që t’ia falë veriun, që më kusht mos të ngarkohet me akuza nga Gjykata Speciale. Tani edhe ky variant i marrëveshjes në bisedimet e fshehta është komprimituar, dhe populli i Kosovës kurrsesi nuk e pranon ndarjen e veriut, dhe në përkrahje të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Anglisë është konfirmuar se nuk ka bashkëngjitje të veriut Serbisë dhe as ndërrim të kufijve”, shprehet ai.

Tërnava mes tjerash ka folur edhe për vizitën që i është bërë Kosovës nga ish udhëheqësit e shtetit amerikan për 20 vjetorin e çlirimit.

“Edhe vizitat e për 20 vjetorin e çlirimit, në këtë kohë të njeriut të madh ish-presidentin të Amerikës Clinton me bashkëpunëtoren e tij që po i bëjnë Kosovës e ka kuptimin e vet në preventivë, se çështja e Kosovës njëherë e përgjithmonë është e kryer dhe Parisi të jetë në dijeni për këtë qëndrim, që ky president në mandatin e tij bëri çmos me intervenimin qe njëherë e përgjithmonë të na çliroj prej armikut tonë shekullor sikur që është Serbia”, është deklaruar ai.

Në fund, ai ka bërë me dije se vendi gjithherë duhet të jetë i gatshme për çdo intervenim të befasishëm.

“Kosova gjithherë duhet të jetë e gatshme për çdo intervenim të befasishëm si në këtë rast nga Serbia, por e vërteta se në përvojën tonë 20 vjeçare të pasluftës, asnjëherë nuk ka ndodhur që të sulmohen kufijtë apo ndonjë qytet i Kosovës. Serbia ka ende konflikte të përhershme edhe me fqinjët tjerë për rreth si me Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedoninë, prandaj çdo konflikt në të ardhmen të gjitha gjasat janë se ajo do ta paguaj hesapin e vet, me çmimin më të shtrenjtë, se bota është lodhur me lojërat e poshtra të saj”, ka përfunduar Tërrnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat