Metamorfoza e Milaim Zekës, nga përfituesi i qeverisjes mafioze në kundërshtar të saj

Politika

Metamorfoza e Milaim Zekës, nga përfituesi i qeverisjes mafioze në kundërshtar të saj

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 12 qershor 2019 Në ora: 07:11
Milaim Zeka

“Për fat të keq apo të mirë demokracia ia ofron secilit këtë mundësi, pra edhe Milaim Zekes. Por, cili është modeli i politik bërjes që ofron z. Zeka me formimin e partisë së re, ndryshe nga dostat e tij që për gjithë këto vite ua bëri kasnecin duke përfituar jo pak nga qeverisja e tyre mafioze”, tha për “Bota sot” Nexhat Haziri

Partitë opozitare në Kosovë kanë një votë më shumë nga shumica për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Kjo pasi që deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, është shprehur se vota e tij do të jetë në shfrytëzim të opozitës për dërgim në zgjedhje të reja.

Zeka ditë më parë ka lajmëruar se Kosovës do t’i shtohet edhe një parti e re, në një deklaratë për medie ka konfirmuar që do të formojë një parti të re në Kosovë. Sipas tij, këtë vendim e ka marr për shkak se po ka vjedhje drastike të parasë publike.

Zeka në një intervistë për në medie gjatë ditës së premte, ka treguar se partia e re, do të quhet Partia Euroatlantike e Kosovës. Po ashtu, për herë të parë Zeka, ka shpalosur edhe logon e re.

Zeka: Nuk përjashtoj mundësin se në partinë time të ketë dhe deputet nga kjo legjislaturë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka , në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se kjo parti e re do të sjellë diçka, ngase, sipas tij, në këtë vend asgjë nuk është në vendin e duhur, duke filluar nga spitalet e deri tek punëtorët që punojnë në pompat e benzinit.

Milaim Zeka tregoi se promovimi i Partisë së re do të jetë më 29 Qershor.

Deputeti Milaim Zeka, pretendon se partia e re do të merret me tema esenciale, si mirëqenia e qytetarëve, rryma, uji. Ai thotë se, qytetarët do ta mbështesin në këtë drejtim, pasi ka mbi një vit e gjysmë që ka filluar organizimin e strukturës së partisë nga gjithë vendi dhe diaspora.

Po ashtu, ai nuk ka përjashtuar edhe mundësinë që mund ti bashkëngjiten kolegë, deputetë nga legjislatura e tanishme.

Ndërsa, sa i përket të rejave që do të sjell kjo parti, ai u shpreh se kjo parti do të formohet për arsyeje që në Kosovë çdo gjë është parregullsi.

Image
Milaim Zeka

“Ne me sjellë të re diçka po e sjellim në Kosovë sepse gjithçka është keq në këtë vend prej 10 qytetarëve 9 e gjysmë janë të pakënaqur. Asgjë nuk funksionin në këtë vend, spitalet janë katastrofë sektori është copë-copë, arsimi copë-copë,krejt taksistët punojnë në kompani të pasiguruar, pa kontrata pune nëpër pompa benzine punojnë punëtoret ka 12 orë ja u japin pagesën 8 orë”, tha deputeti i Kuvendit të Kosovës, MIlaim Zeka.

Sipas tij, nuk e di se çfarë funksionon në këtë vend, përpos lojërave të fatit që kanë funksionuar dhe motelet me pushim ditore, këto të dyja sipas tij, janë funksion.

Burjani: Është e drejtë elementare që çdo kush që i bënë 500 nënshkrime të ketë parti, pra edhe Milaim Zekes

Në lidhje me këtë deklaratë, analisti dhe juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se është e drejtë elementare që kush i mbledh 500 nënshkrime të regjistroj një parti, madje sipas tij edhe pensionistët e kanë një parti.

Tutje, Burjani ka shtuar se nuk ka seriozitet në këtë temë dhe se në Kosovë janë të regjistruara 74 parti, deputeti Milaim Zeka po ka dëshirë ta ketë një parti e pse jo.

Image
Blerim Burjani

“Për fat të keq apo të mirë demokracia ia ofron secilit këtë mundësi, pra edhe Milaim Zekes. Por, cili është modeli i politik bërjes që ofron z. Zeka me formimin e partisë së re ndryshe nga dostat e tij që për gjithë këto vite ua bëri kasnecin duke përfituar jo pak nga qeverisja e tyre mafioze”, përfundoi për “Bota sot”, Burjani.

Haziri: Partia e Milaim Zekes nuk do të ketë impakt në skenën politike

Nga ana tjetër analisti politik Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se demokracia ia mundëson secilit mundësin për të krijuar parti.

Ndërsa i pyetur se çfarë pritet nga kjo parti, Haziri u shpreh që nuk do të ketë impakt në skenën politike përveç se do të jetë edhe një parti më shumë.

Image
Nexhat Haziri

“Kjo është një çështje shumë e diskutueshme që Milaim Zekën e zhvesh lakuriq dhe në sytë e opinionit e bën të duket po ai Milaimi nga tarafi i zhvatësve dhe të inkriminuarve që sollën Kosovën në ketë gjendje të pashpresë. Andaj paralajmërimi i z. Zeka për formonin e partisë së re nga ai nuk do të ketë kurrfarë impakti në skenën politike, përveç se do të jetë edhe një parti më shumë e regjistruar në KQZ”, përfundoi për “Bota sot”,Nexhat Haziri.

Mehazi: Qëllimi i partisë së Milaim Zekës është për t'u bërë ai deputet, vetëm kaq do jetë forca e partisë së tij.

Ndërkaq për këtë çështje, Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se kushdo që është ndarë për të krijuar parti ka humbur, ashtu do të ndodhë edhe me Zekën.

Image
Sulejman Mehazi

“Përvojat politike kanë treguar se çdo personalitet politik që është ndarë nga partia amë për të krijuar parti kanë humbur, kështu do të ndodh edhe me Milaim Zekën. Çdoherë e përherë parti kanë formuar të vetë pëlqyerit sikurse që është Milaim Zeka. Ai mendon se me llaçken e gojës e me shpellën e të folurit që ka do fitonte shumë”, ka potencuar ai.

Mandej, profesor Mehazi theksoi që partia e Zekës nuk do të mund t`i mposhtë partitë e vjetra, pasi që ato shkrijnë partitë e reja e të pafuqishme.

“I humbur për karrierë politike fare se mendon se do përballet me partitë e vjetra e të fuqishme: PDK, LDK, Vetëvendosja e AAK-ja, parti të cilët me shumë lehtësi i mundin, shkrinë e i zhdukin partitë e reja e të pa fuqishme. Zeka kot e ka, me krijimin e partisë vetvetiu do ta humb vehten e karrierën e tij politike”

“Shumë më lehtë është të jesh deputet e të flasësh çfarë të duash e shumë, shumë më rëndë është të veprosh si thotë partia. Nuk ka nevojë Amerika e fuqishme për më shumë se dy parti politike e ku halli i Kosovës me 10-15 parti politike”, përfundoi për “Bota sot” Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat