Çmenduria e Millosheviqit ishte si "qershia mbi tortë", prandaj bota e qytetëruar ishte e "detyruar" të reagonte!

Politika

Çmenduria e Millosheviqit ishte si "qershia mbi tortë", prandaj bota e qytetëruar ishte e "detyruar" të reagonte!

Nga: N.Sh Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:14
Foto nga lufta në Kosovë, dhe krimineli Millosheviq djathtas

Në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, ish deputeti i Kosovës, Driton Tali, thekson se, Kosova u çlirua nga NATO dhe po të mos intervenonte krimet serbe do të vazhdonin.

Ai thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e pati rolin e saj, mirëpo rol të madh thotë s’e patën edhe civilët.

“Kosovën e çliroi NATO. Po të mos intervenonte NATO lufta (d.m.th. edhe krimet e Serbisë) do të vazhdonin. Natyrisht UÇK e pati rolin e saj por duhet theksuar se rol më të madh patën civilët”, potencon Driton Tali për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, për botën e qytetëruar nuk ishte e lehtë të shihnin fëmijë, gra e pleq në atë gjendje.

Sipas tij, ata nuk munden që të rrinin duar kryq ndaj masakrave civile.

“Nuk ishte lehtë për Botën e qytetëruar të shihnin fëmijë, gra e pleq në atë gjendje. Për më tepër nuk ishte e lehtë për ata të rrinin duar kryq ndaj masakrave në civilë. Sidomos kur merren parasysh krimet në Bosnje që ndodhën jo moti. Pastaj reagimi dhe involvimi i tyre në Lindjen e Mesme”, thekson tutje ai.

Ish deputeti, thekson tutje se, gjatë asaj kohe kishte shumë kritika se mos involvimi i Botës së qytetëruar në Bosnje dhe involvimi i tyre në Lindjen e Mesme ishte për faktin se Ballkanit i mungonte nafta.

“Por edhe aspektin religjioz shumë kritikues e përdornin si argument. Dhe natyrisht çmenduria e Millosheviqit ishte si "qershia mbi tortë". Prandaj Bota e qytetëruar ishte e "detyruar" të reagonte”, përfundon Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat