Ja kushtet që Kosova duhet me ia vendos Serbisë para marrëveshjes finale

Politika

Ja kushtet që Kosova duhet me ia vendos Serbisë para marrëveshjes finale

Nga: N.Sh Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:07
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Republika e Kosovës, nuk duhet që të bisedon me Serbinë, pa i dorëzuar kjo e fundit kriminelët e luftës dhe pa i paguar dëmet e shkaktuar gjatë luftës.

Kështu mendon ish-eprori i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili shton se Serbia duhet të paguan edhe për gjenocidin kundër shqiptarëve.

Ai shton se, nuk duhet Kosova me lejua kurrsesi që Serbia përmes Kosovës, me i taku Evropës, por në të njëjtën kohë edhe Rusisë.

Sipas Miftarit, Kosova duhet me detyrua Serbinë që të marrë anën ose ka Evropa ose ka Rusia.

“Kosova e ka të zgjedhur anën e saj. Ana jonë është Amerika, Britania, Gjermani dhe NATO-ja, dhe nuk na duhet askush tjetër. Kosova nuk duhet me leju në asnjë mënyrë që Serbia duke i përdorur politikanët, njerëzit, ish – bashkëpunëtorët e vet nga shërbimet sekrete që përmes presidentit Hashim Thaçi, të shndërrojnë vendin në kripto-valutë serbe që do ti hap dyert e tyre drejt Evropës, por edhe më gjerë. Kosova duhet me mëndu dhe me vepru shqip, ku interesi kombëtar është mbi të gjitha interesat e politikanëve”, potencon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat