Ky është qëllimi i Lutës dhe Ismet Beqirit që po “flejnë” në televizionin e Baton Haxhiut!

Politika

Ky është qëllimi i Lutës dhe Ismet Beqirit që po “flejnë” në televizionin e Baton Haxhiut!

Nga: D.RR Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:35
Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, Lutfi Haziri dhe Ismet Beqiri

Ish anëtari i Partisë Parlamentare të Kosovës, Sali Rexhaj, në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar shkuarjen e shpeshtë të Ismet Beqirit dhe të Lutfi Hazirit te emisioni i ish bashkëpunëtorit të Stanishiqit, Baton Haxhiut.

Ai thotë se veprimet e Baton Haxhiut e bëjnë atë njeri të PDK-së.

“Vet fakti se, Baton Haxhiu ka shoqëri te madhe me Hashim Thaçin dhe e përkrahë idenë e tij për lëvizje kufijsh, duke mos e harruar edhe faktin se ështe bërë edhe si zëdhënës i Thaçit, tregon se ai është njeri i PDK-së dhe i presidentit”, ka thënë Rexhaj për “Bota sot”.

Image
Sali Rexhaj

Ai mendon se ka njerëz brenda LDK-së që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërsa thekson se kur dikush shkon te emisioni i Baton Haxhiut, ai është përkrahës i ndarjes së Kosovës.

“Lidhur me atë se a ka njerëz të LDK-së që filtrojnë me PDK-në, mendoj se ka, por nuk dua të përmendi emra. Kur dikush shkon te emisioni i Baton Haxhiut, ai është përkrahes i ndarjes së Kosovës. Mendoj se LDK duhet ta bojkotojë Baton Haxhiun, përveçse nësë ata shkojnë aty dhe i thonë mendimet e tyre të lira, që i shkojnë për shtati edhe LDK-së”, theksoi ai.

Në fund, Rexhaj ka thënë se Baton Haxhiu nuk i fton kundërshtarët e ndërrimit te territoreve mbi bazë etnike po vetëm përkrahësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat