“Edhe dielli lind me lejen e Hashimit”

Politika

“Edhe dielli lind me lejen e Hashimit”

Nga: A.M. Më: 13 qershor 2019 Në ora: 21:15
Hashim Thaçi

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”  ka ironizuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke thënë se dielli lind me leje të tij, si dhe liria ka ardhur falë meritave vetëm të tij.

“Të gjitha meritat i ka Hashimi, historia fillon e mbaron me Hashimin, dielli lind me leje të Hashimit, liria ka ardhur falë meritave vetëm të Hashimit, pavarësia po ashtu.

Ai ka deklamuar se ceremonia e drejtuar nga Thaçi nuk e zhbën presidentin historik Ibrahim  Rugovën as komandantin legjendar Adem Jasharin.

“Koncerti i një ditë drejtuar prej Hashimit nuk e zhbën Rugovën as Adem Jasharin. Njeriu është kujtesa e tij, Hashim kaq njeri është sa kujtesë ka, kaq i vogël është sa shumë vite pas vdekjes së tyre ai u trembet për vdekje Rugovës e Jasharit.

Për më tepër, është shprehur se Hashimi që donë të përvetësojë historinë, por ka më mbete periferik i saj,

Image
Rexhep Shahu

“Njeriu është kujtesa e tij. Ky është Hashimi që donë të përvetësojë historinë, por ka më mbete periferik i saj, ka me mbete i pa dinjitet në histori. Figura e Rugovës dhe Adem Jasharit e lënë nën hije Hashimin e si nuk e di se mund të atyre figurave lartëson veten e tij”, ka shtuar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat