MASHT dështon sërish, nuk ia doli as këtë vit të parandalojë kopjimin në testin e maturës - Bota Sot
MASHT dështon sërish, nuk ia doli as këtë vit të parandalojë kopjimin në testin e maturës

Politika

MASHT dështon sërish, nuk ia doli as këtë vit të parandalojë kopjimin në testin e maturës

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:27
Ilustrim

Edhe këtë vit, sikurse vitet e kaluar, testi i maturës shtetërore është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

   

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë serish ka dështuar në organizimin e provimit shtetëror të maturës.

Edhe përkundër faktit se MASHT-i ishte zotuar muaj më parë se këtë vit nuk do të ketë keqpërdorime në këtë test pasi do të sigurojnë zhurmues të valëve në shkolla për ta parandaluar shpërndarjen e testit përmes telefonit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Një vendimi i nxjerr nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe ligji për Maturën Shtetërorë ndalojnë përdorimin e telefonave në ambientet ku mbahet testimi.

Por përkundër kësaj, maturantët dje dhe sot kanë arritur që ta fotografojnë testin dhe ta shpërndajnë në rrjetet sociale.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me MASHT-in për të marr një përgjigje se pse po vazhdon të ndodh kjo gjë, por nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Në anën tjetër, ekspert të arsimit kanë thënë për lajmi.net se MASHT-i dhe Komisioni Shtetëror i Maturës serish ka dështuar në organizimin e këtij testi.

Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard tha se dështimi në ndëshkim të shkelësve është duke mundësuar që të kemi ripersertije të problemit me administrim.

sipas tij, rigoroziteti selektiv në administrim të testimit është më shumë pa drejtësi sesa diçka më të cilën mund të mburret MASHT-i.

“Dështimi në administrim të testit të maturës kërkon përgjegjësi, dhe atë pikë se pari nga komisioni shtetëror i maturës. Dështimi në ndëshkim të shkelësve është duke mundësuar që të kemi ripersertije të problemit me administrim. Nëse u lejohet, nxënësit do të keqpërdorin mundësinë, andaj, përgjegjësia bie tek institucionet. Rigoroziteti selektiv në administrim të testimit është më shumë pa drejtësi sesa diçka më të cilën mund të mburret MASHT-i”, ka thënë Qehaja.

Edhe, Jonuz Salihaj, ekspert i arsimit ka thënë për lajmi.net se faj për këtë dështim është i Ministrisë dhe Komisionin Shtetërorë të Maturës.

Ai ka thënë se MASHT-i përkundër premtimit, ka dështuar në instalimin e zhurmuesit të valëve nëpër klasa.

“Faji është i atyre që kanë administruar testin edhe Ministria edhe Komisioni Shtetëror i Maturës, kanë dështuar në këtë aspekt. Ministria ka premtuar së do të instalojë zhurmues të valëve nëpër klasa për mos përdorimin e telefonave, por nuk e kanë bërë këtë punë. Edhe si pasojë e mos përdorimit të kësaj teknologjie, ka ndodhur ajo që nxënësit kanë mundur që të shpërndajnë testin. Është bërë dukuri dhe besojë se nuk ja vlen më të realizohet në këtë mënyrë ky testim”, ka thënë Salihaj.

Ai ka thënë se kjo formë e testimit ka dështuar dhe se MASHT-i duhet të zgjedh forma të tjera.

“Unë besojë se duhet të përqendrohen në krijimin e kushteve opsionale për ta zgjedhur këtë problem që  ky problem po vazhdon më vite të tëra prej se ka filluar të organizohet ky testim. Besojë që Ministria duhet të zgjedh forma të tjera të realizimit të testimit. Unë mënojë se ndalimi i telefonave është proces shumë i vështirë, pasi është problem për t’i kontrolluar dhe ka shumë forma të fshehjes së telefonave. Më së miri është bllokimi i valëve në sallat e testimit, kjo gjë funksionon më mirë dhe telefonat behën të papërdorshëm. Kur të paralizohen lidhjet atëherë funksionon testimi. Ndryshe kështu jo, ne më shumë mendojmë si të kopjojmë se sa si ta zgjedhim testin pa kopjim”, ka thënë Salihaj.

Ndërkohë, dje testit të maturës i janë nënshtruar nxënësit nga regjioni i Prishtinës kurse sot këtij testi i janë nënshtruar nxënësit e regjionit të Ferizajt dhe Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...