Astrit Zemaj: Katër akte te një rrëfimi në lirinë e Kosovës

Politika

Astrit Zemaj: Katër akte te një rrëfimi në lirinë e Kosovës

Nga: V.R Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:03
Fadil Vokrri Astrit Zemaj

Astrit Zemaj, zv.Drejtor Gjeneral në Ministrinë së Punëve të Jashtme, ka publikuar disa rrëfime interesante që përkojnë me miqësinë e ngushtë të axhës së tij, pjesëtarit dhe të komandantit të UÇK-së Tahir Zemaj me kryetarin e Federatës së futbollit të Kosovës, tashmë të ndjerë, Fadil Vokrrin, shkruan “Bota sot”.

Zemaj, nis rrëfimin e tij që nga vitet e 80-ta, kur ylli i futbollit kosovar Fadili, ka qenë mik i ngushtë dhe i afërt me Tahir Zemajn.

Më tej, Astrit Zemaj, përkujton momente të veçanta për takimin e djalit të tij Tahir jr. me siç shprehet ai, ikonën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin.

 

Postimi plotë i Astrit Zemajt:

Me shkas: për një fillim të mbarë të dekadës së tretë të lirisë.

 

E para

 

Që në fillimvitet e 80-ta, ylli i futbollit kosovar dhe më vonë edhe i përmasave botërore Fadil Vokrri, ka qenë mik me axhën Tahir. Edhe në Prishtinë, dhe në ish Jugosllavi kur luante në Ligën e Parë Federative etj. Shoqëria e tyre kishte zgjatur edhe në momente të vështira. Fadili mbante kontakt me axhën edhe gjatë periudhës së luftës, dhe kjo vazhdoi perderisa ishte gjallë.

 

Pas vrasjes së Kolonelit, ne, të gjithë e vazhduam dhe kishim respekt të veçantë. Miqësia ishte shumë emocionale, axha jetonte mes nesh, në kujtimet tona...!

 

E dyta

 

24 mars 2015, një ditë me simbolikë të veçantë. Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në futboll, zhvillon për herë të parë një lojë miqësore jashtë vendit në Evropë, kundër ekipit gjerman Eintracht Frankfurt.

Atë ditë ishte festë e madhe në Frankfurt, i qyteti merrte frymë shqip. Të gjithë festonim hapat e mëdhenj që bënte futbolli kosovar nën drejtimin e Presidentit tê FFK, Fadil Vokrri. Krahas kësaj edhe 16 vjetorin e fillimit të shpresës për lirinë e Kosovës, datën e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë agresore.

 

Ato ditë të qendrimit në Frankfurt, Fadili e takoi djalin tim Tahirin jr. për herë të parë....

 

E treta

 

Në mbrëmjen e 24 marsit 2015, i gjithë ekipi në krye me Presidentin e Federatës Fadil Vokrri, në shenjë respekti dhe nderimi për mbeshtetjën dhe angazhimin (tim dhe te stafit të Konsullatës të cilën e drejtoja) për ketë event historik sportiv, më dhuruan një fanellë për mua, dhe topin për Tahirin jr. me të cilin kishin luajtur atë ditë.

Të gjithë e nënshkruan, futbollistët dhe stafi i FFK-së.

E ruaj me fanatizëm, si një dhuratë të veçantë dhe të papërseritshme. Disa muaj më vonë përseri në Frankfurt, ekipi ynë luan përseri, por kësaj radhe me një perfaqësuese kombëtare, Ishujt Faroe.

Dhe përseri të gjithë ishim aty, me mundësitë tona në shërbim të Federatës së Kosovës.

Nuk vonoi shumë, Kosova u pranua ne UEFA dhe FIFA.

Kosova brenda një periudhe të shkurtë u shëndrrua në nje tregim suksesi...

 

IV

 

Qershor 2019, këto ditë po udhëtonim për në Prishtinë dhe në rrugën Strellc - Pejë, Tahiri jr. e lexoi emrin pergjatë gjithë rrugës: Rr. TAHIR ZEMAJ. Në heshtjen e tij lexoja lirinë!

Në Prishtinë, kaluam pranë stadiumit Fadil Vokrri, ai e lexoi përseri një emër të një heroi të natyrës tjetër të historisë tonë më të re, te vendosur në muralet e jashtme të stadiumit.

"Babi, sa bukur, këtu qenka emri i atij axhit që ma ka dhuru topin në Frankfurt".

Në sytë e tij shihëj gëzimi. Në atë moment, nuk deshta të thëm më shumë se ai. E plotësova heshtjen: " Po babi, është bukur, këtu jeton Fadili".

 

Një miqësi dhe traditë që vazhdon. Dhe e gjithë kjo falë njerëzve të mëdhenj të cilët jetuan, punuan dhe vepruan deri në vdekje për lirinë, pavarsinë dhe të mirën e Kosovës.

 

Obligim dhe motivim emri i juaj!

 

Perjetësisht në zemrat tona!

 

13 qershor 2019 Astrit Zemaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat