E padëgjuar më parë! Ja si Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte lëshuar Komunikatë kundër Hamëz Jasharit

Politika

E padëgjuar më parë! Ja si Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte lëshuar Komunikatë kundër Hamëz Jasharit

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2019 Në ora: 15:28
Adem, Shaban dhe Hamëz Jashari

Veprimtari dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj ka treguar se, në kohën e luftës në Kosovë, gjatë viteve të 90-ta, komandantët që tash i kemi në pushtet, e që dikur lëshonin Komunikata në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një Komunikatë të tillë e kanë lëshuar edhe për Familjen Jashari, konkretisht për Hamëz Jasharin.

Sa i përket vrasjeve gjatë luftës dhe pas saj, Rexhaj thotë se ata qysh janë ardh e qysh kanë ndodhë i dimë të gjithë.

Image
Sali Rexhaj

“Komunikata me numër 2 apo 3 nuk e di saktë, është shumë interesant e lëshuar nga këta komandantët. Ata distancohen nga familja Jashari. Kur jep intervistë Hamëz Jashari për mjete të informimit, ata dalin se një person atje në Drenicë po folë dhe nuk ka lidhje me UÇK-në”, pohon Rexhaj për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, sa i përket Shefqet Kabashit, thotë se ai është më afër ngjarjes, sepse i ka pa vetë.

“Unë nuk jam kanë dhe s’e di çfarë ka ndodhur në Dukagjin”.

“Kur kanë dashtë me vra Zekeria Canën, në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë, kur u ardh ai në Pejë jam taku unë me të. Tash ata dy ushtarët që kanë dashur me vra e kanë njohur. Unë sa e di, se njëri ka qenë djali i një shokut tim, ata u dashtë me ik jashtë Kosovës, ata nuk kanë qëndrua në Kosovë sikurse Kabashi”, potencon ai.

Ai thekson se, ata nuk e kanë kry detyrën dhe kanë ikë.

“Edhe rasti tjetër, dytën herë që kanë dashur me vra Sabri Hamitin, ka ardh një student dhe kur ka tregu që do ta vrasë Hamitin, i kanë thënë, jo more se ky është LDK. Koha ishte e njëjtë kur kanë ndodhur këto tri raste. Rasti i Canës, Rrok Berishës dhe Sabri Hamitit. E kjo kohë ishte kur këta janë kthy në Kosovë, pra komandantët që kanë lëviz më lirisht”, thotë Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat