Profesori ndërkombëtar: Haradinaj do të shkojë drejt një formule për t’i dhënë fund konfliktit me Serbinë

Politika

Profesori ndërkombëtar: Haradinaj do të shkojë drejt një formule për t’i dhënë fund konfliktit me Serbinë

Nga: D. B. Më: 14 qershor 2019 Në ora: 18:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj gjatë manifestimit për 20 vjetorin e çlirimit te Kosovës ka thënë se "Ne guxojmë me u pajtua me Serbinë", ndërsa i ka bere thirrje kësaj te fundit qe te njohin Kosovën.

Duke folur rreth asaj se si komentohet kjo deklaratë e kryeministrit kur dihet se Serbia ka ende llogari të pa mbyllura me Kosovën, siç janë krimet e luftës për te cilat ky shtet asnjëherë nuk ka marre mundin te kërkoj falje profesor Enver Bytyçi ka thënë për “Bota sot” se kjo është një deklaratë ekuilibruar më pajtuese sesa deklaratat e mëparshme të tij.

Image
Enver Bytyçi

“E dëgjova kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në prononcimin e tij për dialogun dhe pajtimin me Serbinë. Ishte një deklaratë e ekuilibruar më pajtuese sesa deklaratat e mëparshme të tij. Unë besoj se Haradinaj do të shkojë drejt një formule për t’i dhënë fund konfliktit me Serbinë. Kjo do të ndodh jo për shkak se Kosova ka ndonjë ngut të madh që të pajtohet e njihet prej Beogradit. Por konjukturat ndërkombëtare mund të ndryshojnë dhe në rastin e një konflikti të pazgjidhur përfitimet do të shkonin në favor të Rusisë dhe Serbisë. Prandaj Haradinaj për këtë shkak është nën trysninë e amerikanëve, gjermanëve, francezëve dhe britanikëve. Por duket se aksionet e tij e kanë ndaluar ndarjen e Kosovës. Tani, për të dalë nga kjo situatë duhet një projekt i ri. Mesa duket në Beograd do të ketë përmend dikush se ‘Nëse e njohim Kosovën si shtet, atëherë Prishtina zyrtare, fiton të drejtën ta denoncojë Serbinë në gjykatën ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë’”, ka thënë profesor Bytyçi.

Sipas tij, ndërkombëtarët mesa duket duan që t’i japin një garanci për këtë Serbisë, po lind pyetja se a është e drejtë kjo, dhe a është e arsyeshme që Serbisë t’i falën krimet në Kosovë.

“Për mendimin tim Serbia duhet dënuar dhe duhet të paguajë për krimet që ka kryer sepse nuk janë pak viktima – 13.000 të vrarë e masakruar, 3000 të zhdukur, 20 mijë të përdhunuar, 120 mijë objekte të shkatërruara plotësisht, intelektualë të vrarë e të zhdukur. Ende sot nuk u dihen varret dhe nuk duhet harruar se këto janë krime shtetërore, të planifikuara, të detajuara, të urdhëruara nga kreu i shtetit serb dhe të mbështetur nga institucionet e Serbisë. Krime në të cilat janë angazhuar ushtria e policia sipas komandës politike dhe ushtarake të shtetit serb. Krime në të cilat janë angazhuar në stilin e Gebelsit akademikët dhe profesorët e Serbisë, madje artistë të shumtë, Kisha Ortodokse dhe Sinodi i saj. Prandaj është e pa tolerueshme që Serbisë t’i falen krimet në Kosovë, por politika është art i të mundshmes. Hashim Thaçi deshi të bënte të pamundshmen – t’ia falte Serbisë jo vetëm krimet, që nuk i përmendi kurrë, por edhe territorin e Kosovës, Trepçën dhe pasuritë e saj. Haradinaj duke mbrojtur territorin, ose për të mbrojtur territorin, ndoshta ka mendimin që të punojë për atë që ndërkombëtarët e quajnë ‘të harrohet e kaluara’, por kjo është e vështirë”, ka thënë profesor Bytyci.

Sipas tij, kërkesa që Kosova të japë diçka në këmbim të njohjes, duket se i ka bërë institucionet e Kosovës se çfarë mund të ofrojnë.

“Nëse mendojnë të ofrojnë faljen e krimeve, atëherë kjo kërkon një diskutim të gjerë në publik. Pa testimin dhe konsultimin e qytetarëve nuk mund të falën ato krime, madje edhe nëse Kosova heq dorë nga kërkesa për ndëshkimin e Serbisë si shtet, nuk duhet bërë asnjë lëshim për dënimin e atyre që kanë bërë krime. Nëse shkohet te ky opsion, atëherë duhet të detyrohet Beogradi të gjejë të gjitha viktimat e pagjetura, përfshirë dhe Ukshin Hotin e intelektualë të tjerë. I duhet vënë kusht Serbisë që të gjejë dhe t[i dënojë me çdo kusht vrasësit e Fehmi Aganit, Bajram Kelmendit e dy djemve të tij si dhe gjithë të tjerëve. Pra, duhet kërkuar me çdo kusht që Beogradi me rezolutë të parlamentit, me vendim të qeverisë dhe dekret të presidentit të kërkojë publikisht ndjesë për krimet në Kosovë”, ka thënë profesor Bytyci.

Ai konsideron se Serbia ka më shumë nevojë për pajtimin me Kosovën, sepse ajo është në mbyllje të negociatave për t’u pranuar në BE, megjithatë edhe Kosova ka nevojë të njohët përfundimisht ndërkombëtarisht dhe të ketë vendin e vet në OKB, dhe të integrohet në BE dhe në NATO.

“Unë shoh disa kushtetimi reciproke, me të cilat presidenti i Kosovës donte të përligjte cenimin e integritetit territorial të vendit. Kjo nuk duhej fut në agjendë dhe nuk duhet e nuk mund të bëhet, Të tjerat hanë diskutime, duan llogari dhe kalkulime. Sa ia vlen të bëhet një kompromis i caktuar! Mbi të gjitha duhet tranparencë, bashkëpunim i politikës, e kështu me radhë. Nëse kryeministri vepron si autokrati Hashim Thaçi, atëherë edhe Haradinajn një ditë do ta fërshëllejnë në sheshet e Prishtinës, siç bënë qytetarët me Hashim Thaçin dy ditë më parë” ka thënë profesor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat