A është kjo e vërteta pse Clinton nuk ia dha dorën Edi Ramës? - Bota Sot
A është kjo e vërteta pse Clinton nuk ia dha dorën Edi Ramës?

Politika

A është kjo e vërteta pse Clinton nuk ia dha dorën Edi Ramës?

Nga: D. B. Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:20
Clinton, Rama

Gjatë manifestimit në përkujtim të ditës së çlirimit të vendit nga Aleanca Politiko-Ushtarake më e madhe e kohës NATO, ish-presidenti Bill Clinton, nuk ia dha dorën Edi Ramës pasi e mbajti fjalimin në skenë, edhe përkundër se ai gjendej në të njëjtin rresht i renditur ku ishin prezent edhe fytyrat tjera të skenës politike.

Ndonëse të pranishëm ishin personalitete politike te SHBA-ve, si dhe presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, gjatë ceremonisë u komentua shumë fakti që presidenti Bill Clinton nuk i dha dorën kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Dikush tha se ‘nuk e ka njohur’, por logjika thotë se një person i renditur në radhë me tre liderët kryesorë të Kosovës si dhe me presidentin e Shqipërisë, duhej takuar nga ana e presidentit Clinton ose kushdo tjetër. Por heroi amerikan i Kosovës nuk ia dha dorën, Edi Ramës, sepse ky i fundit qëndroi krejt indiferent ndaj Clinton. Nuk hoqi madje as syzet e diellit dhe nuk u zgjat në drejtim të presidentit Clinton e nuk ia hodhi sytë atij, madje ai nuk mori mundimin as të hiqte syzet e diellit në respekt të atij burri që i dha Kosovës lirinë. Ndërkaq as heroi i lirisë së shqiptarëve të Kosovës nuk tregoi interes për ta takuar atë.

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se ish- Presidenti i SHBA-së Bill Clinton, injoroi Edi Ramën për shkak udhëheqjes së tij të gabuar, orientuese, politike.

Ai ka thënë për  “Bota sot” se marrëdhëniet e mira të Edi Ramës me Erdoganin e Turqisë e ka bërë të veten, ku edhe e ka detyruar Clintonin të mos e përfillte e të injoronte kryeministrin e Shqipërisë.

“Edi Rama për shkak interesit të tij, më shumë vetjak e kurrsesi shtetëror është kthyer nga Turqia e Rusia, duke lënë anësh BE-në e SHB-në. Simbolika e “Adidaskave” të Edi Ramës nëpër kancelaritë evropiane detyrimisht na bën të kuptojmë se ky njeri, me kësi të mbathura injoronte tërësisht BE-në, e SHBA-në. Prandaj ky njeri ashtu siç ka ardhur me Adidaska duhet të largohet sa më shpejt nga BE-ja, dhe të kthehet sa më shpejt kah Turqia e Rusia”, ka thënë profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...