Edi Rama u injorua keq nga Presidenti Clinton, pasi e “poshtëroi” Kosovën

Politika

Edi Rama u injorua keq nga Presidenti Clinton, pasi e “poshtëroi” Kosovën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 15 qershor 2019 Në ora: 08:07
Manifestimi qendror i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës

Gjatë manifestimit në përkujtim të ditës së çlirimit të vendit nga Aleanca Politiko-Ushtarake më e madhe e kohës – NATO, ish-presidenti Bill Clinton, nuk ia dha dorën Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pasi e mbajti fjalimin në skenë, edhe përkundër se ai gjendej në të njëjtin rresht i renditur ku ishin prezent edhe fytyrat tjera të skenës politike.

Ndonëse të pranishëm ishin personalitete politike të SHBA-ve, si dhe presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, gjatë ceremonisë u komentua shumë fakti që presidenti Bill Clinton nuk ia dha dorën kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Dikush tha se ‘nuk e ka njohur’, por logjika thotë se një person i renditur në radhë me tre liderët kryesorë të Kosovës si dhe me presidentin e Shqipërisë, duhej takuar nga ana e presidentit Clinton ose kushdo tjetër. Por heroi amerikan i Kosovës nuk ia dha dorën, Edi Ramës, sepse ky i fundit qëndroi krejt indiferent ndaj Clinton.

Nuk hoqi madje as syzet e diellit dhe nuk u zgjat në drejtim të presidentit Clinton e nuk ia hodhi sytë atij, madje ai nuk mori mundimin as të hiqte syzet e diellit në respekt të atij burri që i dha Kosovës lirinë. Ndërkaq as heroi i lirisë së shqiptarëve të Kosovës nuk tregoi interes për ta takuar atë.

Kështu ka vlerësuar në një shkrim të tij të gjatë, prof. dr. Enver Bytyçi, i cili i ka bërë një analizë të thellë ngjarjes në fjalë.

Por, mendimin e prof Bytyçit e kanë përkrahur edhe analistët e tjerë, sipas të cilëve, ky injorim vjen për shkak të udhëheqjes dhe orientimit të gabuar politik të Ramës.

Mehazi: Marrëdhëniet e Ramës me Turqinë e kanë bërë të vetën

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se ish- Presidenti i SHBA-së Bill Clinton, injoroi Edi Ramën për shkak udhëheqjes së tij të gabuar, orientuese, politike.

Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira të Edi Ramës me Erdoganin e Turqisë e kanë bërë të veten, gjë që e ka detyruar Clintonin të mos e përfillte e të injoronte kryeministrin e Shqipërisë.

“Edi Rama për shkak interesit të tij, më shumë vetjak e kurrsesi shtetëror është kthyer nga Turqia e Rusia, duke lënë anësh BE-në e SHB-në. Simbolika e “Adidaskave” të Edi Ramës nëpër kancelaritë evropiane detyrimisht na bën të kuptojmë se ky njeri, me kësi të mbathura injoronte tërësisht BE-në, e SHBA-në. Prandaj ky njeri ashtu siç ka ardhur me Adidaska duhet të largohet sa më shpejt nga BE-ja, dhe të kthehet sa më shpejt kah Turqia e Rusia”, ka thënë profesor Mehazi.

Shahu: Besoj Clinton nuk e duron që ta poshtërojë Kosovën askush

Image
Rexhep Shahu

Edhe analisti politik, Rexhep Shahu, ka thënë se Bill Clinton ka aq informacion për atë çfarë ka bërë Rama duke flirtuar me Vuçiq,  për të qenë i vetmi shqiptar garant i shqiptarëve me serbët, për të folur në emër të Kosovës.

“Besoj Clinton nuk e duron që ta poshtërojë Kosovën askush, pastaj besoj se Klinton ka informacion për shtegtimin e pushtetit nga Rama në Shqipëri, për refuzimin gjithnjë edhe më të madh që i bëjnë shqiptarët Ramës, i cili për pushtetin e tij e shkatërron të shtetin. Besoj se Clinton është i mirë informuar për drogën e Shqipërisë, për Qeverinë Rama, dhe për shpërnguljet e shqiptarëve në vendet tjera, i cili nuk është në gjendje të sigurojë shpresën në atdhe”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Analiza e prof. Dr. Enver Bytyçit

Image
Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi

Profesor Enver Bytyçi, ka thënë se gjatë manifestimit ish-presidenti Clinton, madje nuk ia hodhi fare sytë Edi Ramës.

“Edi Rama nuk mori mundimin as të hiqte syzet e diellit, në respekt të atij burri që i dha Kosovës lirinë, përderisa as heroi i lirisë së shqiptarëve të Kosovës nuk tregoi interes për ta takuar atë. Por lind pyetja, se si është e mundur që kryeministri ynë ishte aq indiferent dhe mospërfillës ndaj simbolit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës? E disa e kanë trajtuar këtë ngjarje të lidhur me një hatër-mbetje të Edi Ramës, për shkak se protokolli i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka lejuar të mbajë ‘fjalimin programatik’ në atë ceremoni. Unë e përjashtoj këtë mundësi, pra hatër-mbetjen. Hashim Thaçi duhej të ishte më i marrë sa ç ’është, nëse do ta lejonte Edi Ramën të fliste në Prishtinë, derisa aty ndodhej kreu i shtetit shqiptar, presidenti i Republikës, Ilir Meta”, ka thënë profesor Bytyçi.

Ai konsideron se nëse do të duhej që dikush nga Tirana të fliste, këtë të drejtë e kishte Ilir Meta.

“Thaçi nuk donte të fliste Meta, sepse atë e sheh si ‘armikun’ e tij personal, pasi presidenti i Shqipërisë pati një kontribut të rëndësishëm në varrosjen e përpjekjeve të Thaçit dhe Ramës për ndarjen e Kosovës. Për pasojë nuk mund t’ia jepte fjalën as Edi Ramës. Të dy nuk mund të flisnin. Po të fliste Meta, Rama do të çmendej! Kësisoj Thaçi ia bëri një favor mikut të tij, Edi Ramës. Nuk la të fliste në atë manifestim madhështor kundërshtarin e tij, Ilir Metën. Kush mendon se presidenti i Kosovës nuk është marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë për këtë, është i gabuar. Për rrjedhojë Ramës nuk kishte pse t’i ngelej hatri pse nuk iu dha fjala në Prishtinë” ka thënë profesor Bytyçi, duke shtuar se një gjysmë suksesi ai e ka arritur aty, ku ka mundur që nëpërmjet Thaçit të mos lejojë fjalën e Ilir Metës”, ka thënë profesor Bytyçi.

Sipas tij, nëse do flitej për kontribute të Shqipërisë, nga dy protagonistët e Tiranës është presidenti që ka luajtur rol në kohën e luftës, pasi Rama ka vetëm një rol, atë të vëllazërim-bashkimit me persekutohet e shqiptarëve të përfaqësuar nga miku i tij, Aleksandër Vuçiq.

“Në realitet ai ka dhe një meritë tjetër, i dha çelësin e Tiranës një këngëtari të Sllobodan Milosheviçit për krimet e luftës kundër shqiptarëve, Goran Bogdanoviçit. Atëherë pse Rama bëri atë që mund të quhet ‘sfidë’ e tij ndaj organizatorëve dhe të ftuarve të nderit, përfshirë dhe presidentit amerikan, Bill Clinton?! Shumë e thjeshtë – Edi Rama e ka mik për kokë Aleksandër Vuçiqin! Edhe Daçiçin, sepse nuk e harron serenatën e tij me mandolinë me rastin e ditëlindjes në Paris para tri vitesh! Për pasojë donte të dërgonte sinjale në Beograd, se ‘nuk është i entusiazmuar’ as nga bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, as nga përkujtimi i 20 vjetorit të atyre bombardimeve në Prishtinë. Madje më shumë akoma – Rama donte t’iu jepte miqve të tij në Beograd edhe një mesazh tjetër, t’u thoshte se ‘ashtu si ju, edhe unë nuk e kam shumë qejf këtë njeriun e fuqishëm, që ju bombardoi ju në vitin 1999’. Më shumë se hatër-mbetje për pamundësinë e mbajtjes së një fjalimi, qëndrimi i ftohtë i Edi Ramës në manifestimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ishte një solidarizim me pikëllimin që ndjen Vuçiq nga bombardimet e NATO-s me urdhrin e 24 marsit 1999 të Bill Clinton”, ka thënë profesor Enver Bytyçi.

Miftari: Clinton i informuar për veprimtarinë e Ramës

Image
Naim Miftari

Kurse, ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari ka thënë se ish kryetari amerikan Bill Clinton, si ish kryetar amerikan është i mbrojtur 24 orë non-stop nga FBI Amerikane dhe shërbimi sekret edhe para ardhjes në Kosovë.

Sipas tij, injorimi i Edi Rames nuk është i rastësishëm pasi paraprakisht një ish kryetar Amerikan, gjithmonë informacionet i ka të sakta nga FBI dhe shërbimi sekret se me kënd takohet.

“Injorimi kryesor ndaj Edi Rames vinte nga Clintoni për arsye të arrogancës dhe mendje madhësisë të vet Edi Rames, i cili qëndronte në stilin e Mafiozëve të Sicilisë me duar të kryqëzuara dhe duke mos i hequr fare syzet e diellit nga sytë gjatë përshëndetjes me ish –presidentin Amerikan shpëtimtarin e Kosovës. Por mos harroni,  se ish-presidenti amerikan ka qenë i mbrojtur non-stop nga shërbimi sekret amerikan, të cilët paraprakisht informohet gjithnjë me informacione se kane do ta ketë përballë ish-presidenti amerikan. Ai madje e din shumë mirë që Edi Rama në ketë rast ka dosje për lidhjet e tij të dyshimta me mafien ndërkombëtare të narkotikëve sidomos Marihuanës që prodhohet dhe eksportohet kontrabandë me bollëk ilegalisht nga Shqipëria ku Edi është kryeministri i Qeveris të Shqipërisë”, ka thënë Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat