S’ka prokuror që guxon të arrestojë Hashimin e Kadriun

Politika

S’ka prokuror që guxon të arrestojë Hashimin e Kadriun

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 15 qershor 2019 Në ora: 15:16
Hashim Thaçi, Kadri Veseli

Pas operacionit në veri, Prokuroria e Shtetit ka ngritur 75 aktakuza në 24 orët e fundit. Këto arrestime thuhet se kanë të bëjnë me veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së., pastaj veprat penale “Ngacmimi” dhe “Kanosja”,“Dhunë në familje”, “Marrja e ryshfetit” etj. “Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëdhjetepesë (75) aktakuza kundër nëntëdhjetetre (93) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona që dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në komunikatë. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Në të bërit lajm Prokuroria e shteti ka treguar se është mjaft e zonja për të bërë propagandë se gjoja po punojmë ndaj dukurive negative. Edhe mund ta marrim sit ë mirëqenë një gjë të tillë, nëse nuk do jetonim në Kosovë dhe të njohim situatën më në detaje. Duke qenë vend i vogël ne njohim pothuajse çdo imtësinë të veprimit se si funksionojnë gjërat këtu. Deri aty ku nuk prek politika drejtësia edhe bën punën e saj, problemi më i madh qëndron se prokurua me ose pa dashje ka rënë nën ndikim të politikës. Për këtë jemi të gjithë në njohuri, jo vetëm më fjalë por edhe me vepra. Kjo edhe është fatkeqësia më e madhe që ka sjellë deri në këtë degradim shtetin, në veçanti drejtësinë. S`mund të presim të bëjnë drejtësi prokurorët emëruar përmes telefonave, siç u zbulua edhe në aferën “ Pronto”.

Ndonëse të gjithë e dimë se si funksionon këtu sistemi i shtetit, afera në fjalë e ka nxjerrë lakuriq shtetin përballë të vërtetës. Drejtësia vepron me standarde të ndryshme ndaj qytetarëve të zakonshëm dhe politikanëve, këta të fundit trajtohen ndryshe dhe me dhembshuri, ndërsa forca e ligjit zbatohet vetëm tëk qytetarët e zakonshëm. Në rast të politikanëve, pavarësisht veprës penalë, drejtësia i zvarrit proceset deri në pakufi.

Edhe atëherë kur gjoja po jep verdiktin atë e bën nul, në sensin që politikani dënohet ose me dënim minimal me gjobë ose me burg me kusht. Në përbërje të saj janë prokurorët që i shërbejnë pushteti, ata që punojnë pa hile sikur ish prokurori Elez Blakaj kërcënohen, dhe si të tillë detyrohet të largohen edhe nga vendi. Kjo dëshmon se drejtësia këtu ka humbur kuptimin e saj, duke prodhuar padrejtësia ajo ka arritur të shkaktoj dëshpërim dhe humbje të besimit se këtu mund të bëhet mirë. Nëse flet me ndonjë prokuror, përveç se mundohet me të bind se nuk janë nën ndikim të politikës, mundohen të të bindin se edhe nëse kanë prova veprojnë. Po e zëm se është kështu, ja shembull konkret. Si është e mundur që një politikanë, qoftë ai kryetar shteti, apo ndonjë pozitë tjetër në qeveri dhe insitucione të tjera më të hyra eventualisht tridhjetë mijë euro në vit të ndërtojnë shtëpi milionësh, dhe vila të ndryshme në qendrat e ndryshme turistike në Kosovë.

Duhet të jesh shumë injorant që mos të kuptosh se politikanët pagën e kanë vetëm si maskë, ndërsa dallaveret me tenderë janë ato që iu sjellin të ardhura të majme. Monopolizimi i tregut është bërë me lejen dhe interesin e njerëzve të qeverisë, të cilën janë nën pushtetin e bandave, pjesë e të cilës janë edhe vet ata. Nuk mund askush të merr asnjë tender pa qenë i lidhur me politikanët, të cilët marrin përqindjen e tyre. Por në mungesë të prokurorëve të guximshëm, të cilët iu nënshtrohen urdhrat politikë e kemi këtë gjendje të mjerë, ku askush më nuk beson tek drejtësia. Derisa drejtësia është për dike nënë e dike njerkë, ajo do të vazhdoj të prodhon padrejtësi, e cila është ndër shkaktarët kryesor që Kosova po zbrazet çdo ditë e më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat