Zbulohet se si Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka lëshuar Komunikata pas informimit nga shtypi serb

Politika

Zbulohet se si Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka lëshuar Komunikata pas informimit nga shtypi serb

Nga: N.Sh Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:20
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Liderët apo komandantët e UÇK-së, ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe shumë të tjerë po akuzohen për vjedhjen e aksioneve të ushtarëve të UÇK-së, gjatë luftës.

Veprimtari dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj i cili tha se e ka furnizuar me armë njërin prej themeluesve të UÇK-së, Zahir Pajazitin po akuzon Shtabin e Përgjithshëm së posa kanë dëgjuar për një aksion të kryer nga ushtarët e UÇK-së, këta kanë lëshuar komunikata duke i përvetësuar apo vjedhur aksionet e tyre.

“Këta i kanë vjedh aksionet e huaja. Këta si kanë marr vesh që është gjuajtur një polic serb, sepse informatat gjithmonë i kanë marr përmes shtypi serb, se shtypi ynë nuk ka pas informata. Gjithmonë u sulmu një stacion i policisë, apo një polic, i kanë lëshu komunikatat. E vërtetë është që thonë i kanë lëshu prej Bahofave, sepse është Saim Tahiri, unë e kam shok, ai ka kry aksione dhe është prej njerëzve të parë me Sali Çekun dhe Adem Jasharin, ata i kanë financu, ata ia kanë dërgua Rifatit paratë edhe ka publiku lista për këtë. E këta së pari i kanë vjedhur aksionet e tyre, tani punën e grupeve”, thotë Rexhaj për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon se, kur u fomru fondi ‘Vendlindja Thërret’ fondi i tyre ka qenë me miliona dhe nuk janë kursy parat për armë.

“Unë kur jam largu prej Partisë Parlamentare ne 96 tani jam tërheq, dhe kam krye punë të tjera, sepse partinë e morën këta. Erdh Bajram Kosumi i pruni disa të tjerë dhe Kuvendin e fund nuk jam shku hiq, se jam prish me ta më herët, më kanë suspendu kur jam dal në media. Tash edhe Ramushi po thotë se luftëtarët i ka pas të LDK-së se nuk ka pas ku me i marrë tjerë. Sylejman Selimi tha se axha i tij ka qenë në LDK dhe të gjithë kemi qenë në LDK, nuk ka pas dallime atëherë”, potencon Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat