Nisma socialdemokrate përkrah opozitën në kërkesën e saj për zgjedhje

Politika

Nisma socialdemokrate përkrah opozitën në kërkesën e saj për zgjedhje

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 16 qershor 2019 Në ora: 07:44
Albin Kurti, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj

Subjektet politike opozitare po vijojnë me kërkesat e tyre për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Madje, javë më parë kreu i opozitës, Isa Mustafa ka mbajtur takime të ndara me Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmeti, ku kanë diskutuar për konkretizimin e hapave për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj.

Drenori: Kërkesa për rrëzimin e qeverisë aktuale, legjitime

Xhavit Drenori, aktivist i shoqërisë civile, njëherit i inkuadruar edhe zyrtarisht në Lëvizjven Vetëvendosje, për “Bota sot”, tha se shtimi enorm i posteve qeveritare dhe rritja e pamenduar mirë të pagave, janë të mjaftushme për të kërkuar rrëzimin e qeverisë PAN.

Image
Xhavit Drenori

“Shtimi enorm i posteve qeveritare dhe rritja e pagave vetvetes dhe neglizhenca totale e sektorit privat, bën që të jetë legjitime kërkesa për rrëzimin e qeverisë aktuale”, tha ai.

Më tej, Drenori, tha se arsyet shtesë për rrëzimin e qeverisë janë edhe degradimi i sistemeve, veçmas atë arsimor dhe shëndetësor.

Drenori, përmendi edhe një mori arsyesh se përse kjo qeveri duhet të rrëzuar sa më shpejtë.

“Rritja e papunësisë, demarkacioni, dëbimi tinëz, në shkelje të ligjit e të drejtave të njeriut i gjashtë shtetasve turq, përgjegjësinë për të cilin nuk po e merr asnjë institucion i Kosovës”, tha Drenori.

Jakup Krasniqi: Ka arsye për të shkuar në zgjedhje

Image
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari Kuvendit, njëherit edhe zyrtar i lartë në Nismën Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, për “Bota Sot”, ka thënë se në Kosovë, që nga shpallja e Pavarësisë, nuk ka qenë problem rrëzimi i qeverive e për rrjedhoj, sipas tij, nuk do të jetë vështirë as rrëzimi i qeverisë Haradinaj. Ai kujton që asnjë koalicion qeverisës nuk e ka përfunduar mandatin në afatin kushtetues.

Ai shtoi se problemi i qeverisjes aktuale dhe i atyre të mëparshme ka qenë qeverisja e mirë.

“Në Kosovë, pas Pavarësisë nuk ka qenë problem rrëzimi i qeverive, asnjë koalicion qeverisës nuk e ka përfunduar mandatin në afatin kushtetues, por ka mbetur vazhdimisht problem sesi të gjindet mënyra për të qeverisur mirë dhe përfunduar mandatin katër vjeçar. Dhe kjo nuk është varur nga fuqia e numrave në Kuvend”, tha ai.

Krasniqi, shtoi se arsye për të shkuar në zgjedhje ka, e një nga arsyet kryesore është edhe mënyra e komunikimit në raport me Serbinë.

“Arsye për të shkuar në zgjedhje ka, e njëra nga ato është edhe mënyra e komunikimit në mes institucioneve të shtetit dhe problemet e krijuara politike, ku Kosova po shihet si delja e zezë edhe në raport me Serbinë, por i gjithë problemi është: cila është zgjedhja e duhur dhe sa e besueshme mund të jetë një zgjidhje e tillë, kur dihet se të gjitha partitë politike i kemi parë sesi qeverisinë”, tha ai.

Ai përfundoi duke thënë se ata që do të tentojnë të vijnë në qeverisje duhet ta kenë parasysh që është e nevojshme ta kenë një program të thuktë e përmbajtësor qeverisës në raport me Serbinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ata që donë të vijnë në qeverisje duhet ta ofrojnë një Program qeverisës duke treguar edhe mënyrën se si ata do t’i zgjidhin problemet politike në raport me Serbinë si dhe si do t’i përmirësojnë raportet me vendet euroatlantike. Kjo është çështja.”, tha Krasniqi.

Memli Krasniqi: Nuk ka arsye

Image
Memli Krasniqi

Nga ana tjetër, Memli Krasniqi, deputet nga radhët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës, për “Bota sot”, tha se se vendi nuk ka arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Ne mendojmë se nuk ka asnjë arsye që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat