“Kadri Veseli u legjitimua si bosi i klanit kriminal të PDK-së”

Politika

“Kadri Veseli u legjitimua si bosi i klanit kriminal të PDK-së”

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:05
Kadri Veseli

Në zgjedhjet e brendshme të partive politike, shumica e kryetarëve nuk kanë kundër kandidat. I njëjti rast ka ndodhur  sot me kryetarin e PDK-se Kadri Veseli. Ai u rizgjodh edhe për një mandat si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka deklaruar se zgjedhjet e sotme të PDK-së e dëshmuan edhe një herë që kjo parti ngjason tipit të partive komuniste të cilat nuk kanë kundër kandidat.

“Zgjedhjet e sotme në konventën e PDK-së dëshmuan edhe një herë se kjo parti i ngjason tipit të partive komuniste, ku nuk ka kundërkandidat dhe fituesit dihet qysh në fillim. Kjo ka dëshmuar se kjo parti është e kapur nga njerëz të SHIK-ut të cilëve askush nuk guxon t`u kundërvihet. Gjithashtu kjo konventë dëshmoi se kjo parti nuk ka demokraci, por vepron si bandë kriminale ku shefit nuk guxon askush t`i kundërvihet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faton Mehmeti

Gjithashtu, ka deklaruar se  kjo dëshmon faktin se demokracia ka vdekur në  këtë parti.

“Pavarësisht se a kishte a jo kundër kandidat, kjo dëshmon faktin se demokracia ka vdekur në  këtë parti, dhe rezultatet e sa shihen edhe në tërë Kosovën  duke qenë se kjo parti nga 2008 është pjesë e qeverisë po shihet se në çfarë gjendje e ka sjellur vendin, përmes qeverisjes me kriminelet, dhe me oligarkët. Nuk kam pritur diçka tjetër nga kjo konvente përveç legjitimit të Kadriut, si njeriu që është “boss” i klanit kriminal që vepron brenda kësaj partie”, ka përfunduar Mehemti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat