Rrëfimi ekskluziv i Talat Xhaferit për sulmet e Gruevskit gjatë votimit të ligjit për gjuhën shqipe

Politika

Rrëfimi ekskluziv i Talat Xhaferit për sulmet e Gruevskit gjatë votimit të ligjit për gjuhën shqipe

Kushtrim Maliqi Nga Kushtrim Maliqi Më 16 qershor 2019 Në ora: 20:12
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi dhe gazetari i gazetës "Bota sot", Kushtrim Maliqi.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi ka folur gjatë për çështje të ndryshme jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e veriut, por edhe për problemet e shqiptarëve në gjithë Ballkanin.

Ai ka thënë se pa dyshim që zhvillimet pozitive në Kosovë e Shqipëri ndikojnë në artikulimin më të fuqishëm të problemeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por, baza apo thelbi i zhvillimeve pozitive buron nga vetë angazhimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar disa prej të arriturave të cilat e kanë përmirësuar jetën e shqiptarëve atje, siç është votimi i ligjit për gjuhët. Xhaferi ka folur për rastin e Kumanovës dhe pritshmëritë nga gjykimi i të burgosurve.

“Bota sot”: Si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në vend, sa ka avancuar çështja e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore?

Talat Xhaferi: Për dallim prej periudhës se kaluar, në dy vitet e fundit gjendja në kuptim të marrëdhënieve politike, apo situatës politike Brenda vendit, është krejtësisht ndryshe në kontekstin pozitiv, prej asaj të kaluar, por kjo nuk do nuk do të thotë se në momente të caktuara nuk ka elemente që mund ta tensionojnë situatën në vend, për atë arsye mundohemi që edhe si institucione, por edhe si subjekte politike me qenë të vëmendshëm për veprimet rreth punës që bëjmë. Në këtë kontekst mund të konstatojmë se ka një klimë pozitive për përpjetë rreth asaj që është përcaktimi kryesorë që vendi t’i plotëson parakushtet për integrim në vendet e Unionit Evropian dhe NATO. Në këtë kontekst, punët po shkojnë për së mbari, varësisht prej cilës kahje të integrimit është në pyetje, situata është më e përparuar në integrimet për në NATO, kundrejt procesit të hapjes së negociatave para-aderuese për në Unionin Evropian, e gjitha kjo si pasojë e procedurave të brendshme të shteteve anëtare të UE gjegjësisht NATO.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur dhe atë online të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat