Kosnett kërkon që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve në Kosovë

Politika

Kosnett kërkon që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve në Kosovë

Nga: v.r Më: 17 qershor 2019 Në ora: 18:05
Philip S. Kosnett

Përmes një njoftimi postuar në faqen zyrtare të tyre `Facebook`, Ambasada e Amerikës në Kosovë ka treguar se ambasadori amerikan Philip Kosnett, është takuar me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës, të cilët ka përgëzuar për punën e tyre të deritanishme rreth misionit të tyre, shkruan "Bota sot".

“Ambasadori Kosnett u takua me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës për t’i përgëzuar ata për progresin e kaluar. Ata kanë mbyllur mbi 70% të rasteve të personave të zhdukur – një arritje e madhe. Në takimin e tij ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm në grupin punues të kryesuar nga ICRC-ja për të mbyllur çështjen edhe të shumë rasteve të tjera, për të cilat ende pritet”.

Ndryshe, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Kosovë janë në evidencë edhe 1653 persona të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat