Në Konventën e PDK-së fituan njerëz të SHIK-ut

Politika

Në Konventën e PDK-së fituan njerëz të SHIK-ut

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 qershor 2019 Në ora: 19:20
Kadri Veseli

Besoj se askush nuk kishte dyshime se cilat do të ishin rezultatet e Konventës së nëntë të PDK-së, që zhvilloi punimet këtë të diel. Përfundim ishte i pritur Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo pasi Konventa e nëntë e PDK-së, vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur, me këtë rast Veseli është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër. E tërë kjo rizgjedhje, dhe në tërësi konventa e PDK-së ishte farsë, pa asnjë element të garës së ndershme, dhe mbi të gjitha të funksionimit të demokracisë brenda kësaj force politikë.

Përkundër që të gjithë delegatet ishin servilë të kryetarit, megjithatë në mungesë të besimit Kadriu votimin e zhvilloi të hapur, që askush mos të guxonte të votonte ndryshe përveç ashtu siç ishte i programuar. Delegatët e PDK vepruan sikur të ishin robotë të programuar, pa asnjë fije ndërgjegje për gjendjen në vend, fajin më të madh të së cilës e mbart pikërisht kjo parti politike. Në fjalën e tij Kadri Veseli , në mesin e shumë fjalëve tha se “ PDK s’është e përsosur, por është më e mira ”. Kjo vetë lavdërat nuk qëndron aspak, përveç se tregon se në çfarë gjendje ka rënë kjo parti politike.

Jam i bindur se PDK nuk është e përsosur, e kundërta e saj është tërësisht e djallëzuar, si mëkatarja më e madhe e të këqijave që ia ka bërë vendit. Natyrisht se pas fjalës së tij, nuk mungon duartrokitjet sikur në kohen e shokut Enver, ku pa përjashtim duartrokitja legjitimonte atë që thoshte i pari i partisë pa guxuar të kundërshtonte. Në të shumta fjalë që tha Kadriu, që ishin tërësisht në kundërshtim më vetveten spikat edhe “sentence” e tij se “ PDK është më e gatshme për të marrë mbi vete rolin që i takon, rolin e partisë që u prinë ndryshimeve dhe zhvillimit të vendit” . Duhet t’i kujtoj z. Veseli se PDK nga 2008 është në qeveri dhe po shihet se çfarë ‘ ndryshime” ka bërë, natyrisht ndryshime negative. Si nuk e tha asnjë ndjesë poblike për të gjitha dëmet që i ka bërë vendit, vetëm atëherë mund të themi se kjo parti ka nisur të reflektoj për të gjitha dëmet që i ka sjellë vendit. Në të gjithë fjalën e z.Veseli asnjë fjalë reflektimi përveç frazave boshe që i përsërit në çdo miting.

Për të vazhduar pastaj me propagandën “ Sot Partia Demokratike e Kosovës me punën tuaj dëshmon se është parti e qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët “ vazhdoi z.Veseli , a thua se ne nuk jetojmë në Kosovë dhe nuk i “ njohim meritat “ e PDK-së. Fjalët janë shumë larg nga veprat z.Veseli, PDK ka dëshmuar së është parti e një grupi të caktuar të kriminelëve, që kanë pakur shtetin për interesa të tyre. vazhdimin fjalimeve me përralla z. veseli e vazhdoi duke gënjyer se PDK qenka parti e parë, e vlerave dhe e të ardhmes. Do të ishim të lumtur sikur të ishte kështu, por fatkeqësisht nuk është. PDK qysh në start është krijuar për të dëmtuar vendin, respektivisht për të pasuruar një grup të caktuar të bandave, njerëzve që nuk kanë çfarë i japin sgjë të mirë vendit. Si për të mbyllur fjalimin e tij alla Enver Hoxha, Veseli trumbetoi me fjalinë e tij se “ne jemi parti e vlerave, parti e shtet ndërtimit, parti e transformimit të Kosovës ”.

Këtu në fund edhe i jap të drejtë z. Veseli, pasi vërtet PDK e ka transformuar Kosovën nga një vend të shpresës e ka kthyer në një vend të dëshpërimit, ku çdo ditë ikin qytetarët e vendit . Transformimi i PDK nënkupton transformimin e njerëzve të s`ia, të cilët erdhën pa brekë dhe brenda natës u bën milionerë, pra ky është transformim. Ndërsa Kosova është tjetërsuar në një vend që po lëngon nga zullumi. Mes duartrokitjeve frenetike përfundoi Konventa e PDK, duke legjitimuar të vërtetën e funksionimit të kësaj partie sipas metodave enveriste, me servilët që e ndjekin pas dhe me popullin që e ka kuptuar tashmë fytyrën e vërtetë të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat