Kryeziu: Nuk ka viza pa u luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar

Politika

Kryeziu: Nuk ka viza pa u luftuar korrupsioni dhe krimi i organizuar

Nga: v.r Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:00
Taulant Kryeziu

Kështu pohoi për gazetën “Bota sot”,  Taulant Kryeziu nga Instituti i politikave evropiane të Kosovës, EPIK, i cili përveç tjerash tha se çështja e vizave është çështje që ju takon vendeve të antarëve të BE-së, të cilat, me gjasë, konsiderojnë se në Kosovë, krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk po luftohen aq sa duhen. Shkak ky që do t’jetë mundësi për ta fitu liberalizimin e vizave.

 

“Realisht çështja e vizave është çështje që ju takon vendeve anëtarë te BE-se, kjo vendimmarrje realizohet brenda këshillit te Bashkimit Evropian e ne e dimë se cili është pozicioni i disa vendeve të cilat janë skeptike rreth këtij procesi  e këtu po përmendi Francën, Holandën , vende të cilat realisht theksin  e kanë tek luftimi i krimit të organizuar  dhe korrupsionin”, tha Kryeziu.

Sipas Kryeziut, Kosova nuk ka tregu shembuj pozitiv që është e gatshme mi hetu dhe gjyku profilet e larta politike, sundimi i ligjit është kryefjala e procesit integrues dhe i cili mundëson vendimmarrjen për  çështjen e vizave.

“Ne i kemi parë qendrimet zyrtare qoftë te  Francës,Holandes , qoftë te zyre se BE-se ne Kosove. Krejt aspektin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave e kane kryekput te lidhur me luftimin  e krimit të organizuar dhe  korrupsionit. Nëse analizojme prej kur ka fillu matja e  raste të shenjestruara ne vitin 2016 e deri me sot, ne nuk  kemi asnjë aktgjykim përfundimtar dënues për korrupsion , te profilit te lartë, andaj mendoj se institucionet  duhet të koncentrohemi më shumë ne kete segment përpara se të bredhin neper kryqendrat e Bashkimit Evropian pa asnje rezultat ne xhep”, tha ai.

Kryeziu, është i mendimit se afati me i afërt për këtë vendimmarrje është në fund të këtij viti, pra momenti i parë kur sipas tij mund ta testojmë disoponimin e Francës sidomos pas humbjes që ka pësuar presidenti Makron.

“Pra fundit viti është një test rreth gadishmërise se këtyre vendeve hezitues per me pas një vendimmarrje që hapë rrugë me ndodh levizja e lire në vitin 2020 por sidoqoftë, Kryeziu pohoi së është akoma herët për me pa saktësisht se cili është disponimi i tyre.Ajo që po shihet është se liberalet edhe të gjelbërit janë kingmakers te institutcioneve te reja te BE-se, duhet me pa se si po ndertohet koalicioni ardhshem brenda BE-se, dhe mbase me vleresu se cili është disponimi i Francës per kere çeshtje. Nëse edhe Franca jep një sinjale pozitive ne fundvit atëherë mund të shpresohet diçka mirëpo institucionet  nuk duhet mu marrë me këto matematika. Institucionet tona duhet ta kuptojnë që adresimi reformave evropiane, krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për një sistem të drejtësisë me njerëz të cilët janë të aftë të guximshëm për me i hetu qoftë edhe profilet e larta politike, është ndihmesa që mund t’i jepet këtij proçesi”, tha ai.

Ndryshe, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian për Kosovën në raportin që do të miratoj për Kosovën shumicën e pikave ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Kritikat e Këshillit të Ministrave janë veçanërisht të ashpra për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për punësimet e njerëzve me precedentë penalë (dhe të dënuarit për krime lufte), për mos themelimin e Asociacionit, për hapjen e Urës së Mitrovicës, dhe për mënyrën si po trajtohet Gjykata Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat