Korab Sejdiu: Shqetësues zgjedhja e Kadri Veselit për kryetar të PDK-së, pa kundërkandidat

Politika

Korab Sejdiu: Shqetësues zgjedhja e Kadri Veselit për kryetar të PDK-së, pa kundërkandidat

Nga: v.r Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:24
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarun Korab Sejdiu, për “Bota sot”, u shpreh se proceset e montuara zgjedhore dhe jo demokratike përbrenda partive, janë shenja  jo të mira për nivelin e demokracisë dhe qeverisjes në përgjithësi, shkruan “Bota sot”.

“Demokracia dhe transparenca e qeverisjes së një vendi e ka gjithmonë parakusht demokracinë e brendshme partiake.  Sa herë që shohim procese të montuara zgjedhore dhe jo demokratike në procese brenda partive, jep shenja jo të mira për nivelin e demokracisë dhe qeverisjes në përgjithësi”, tha Sejdiu.

Ai, theksoi se mënyra se si shkuan zgjedhjet përbrenda partisë në PDK, është shqetësuese.

“Është shqetësuese të shihen raste si ky rishtazi në PDK, ku udhëheqësit zgjedhen pa ndonjë demokraci të mirëfilltë, pa kundërkandidat, dhe në mungesë të ndonjë ballafaqimi të vërtetë të ideve dhe koncepteve – cka po shohim në disa parti, është thjeshtë një preludë e krijimit të figurave autokratike, që kontrollojnë cdo gjë jo me ide dhe me qeverisje të mirë, por me interesa të ngushta personale, që shpesh po zbatohen edhe përmes rrugëve të jashtëligjshme”, tha ai.

Sejdiu, shtoi për të ecë Kosova përpara duhet të kemi parti të ndërtuara rreth konceptit dhe ideologjive e jo klube personale të ashtuquajturëve lidertë partiak.

“Nëse e dëshirojmë një Kosovë më të përparuar, synimi i ynë i përgjithshëm duhet të jetë që të krijohen parti të ndërtuara rreth koncepteve dhe ideologjive, e jo aso lloj që shërbejnë si klube personale të ashtuquajturve liderë partiak”, tha Sejdiu.

Ndryshe, ditë më parë, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe një për mandatë shtesë pa kundërkandidat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat