Njohësi i ekonomisë: Këto janë rrugët e vetme të Kosovës, Bashkimi Evropian nuk mund të gëlltit një profil si Haradinaj

Politika

Njohësi i ekonomisë: Këto janë rrugët e vetme të Kosovës, Bashkimi Evropian nuk mund të gëlltit një profil si Haradinaj

Nga: N.H Më: 18 qershor 2019 Në ora: 23:46
Ramush Haradinaj

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropianë, në draft-raportin e tyre ka kritikuar ashpër Qeverinë Haradinaj në disa pika.

Kritikat e Këshillit të Ministrave janë të ashpra për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për punësimet e njerëzve me precedentë penalë (dhe të dënuarit për krime lufte), për mos themelimin e Asociacionit, për hapjen e Urës së Mitrovicës, dhe për mënyrën si po trajtohet Gjykata Speciale. Sa për vizat, Këshilli i Ministrave jep sinjale negative. Thotë se ‘është duke e shqyrtuar këtë…’

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për “Bota sot”, shpjegon se Këshilli i Ministrave të BE-së ka qenë më së i qartë me Kosovën.

Image
Mustafë Kadriaj

“Këtë herë Këshilli i Ministrave të BE-së ka qenë më së i qartë me Kosovën, konkretisht me kryeministrin aktual. Është e papranueshme, kështu që janë dy rrugë për Kosovën ose të reflektoj kryeministri aktual në raport me kërkesat e Këshillit të Ministrive, ose të bie kjo qeveri dhe të vjen një qeveri më pragmatike dhe reflektuese në raport me BE-në për temat e ndjeshme siç janë të ditura për opinionin”, ka thënë Kadriaj.

Tutje, ai thekson se Bashkimi Evropian nuk mund të gëlltit një profil siç është kryeministri aktual me teket e tij.

“Më këtë dua të theksoj që Bashkimi Evropian nuk mund të gëlltit një profil siç është kryeministri aktual me teket e tij ku dihet që shumë shtete anëtare më të drejta të plota dhe më sovranitet të njohura ndërkombëtarisht t’i përgjigjen kërkesave të BE-së, ndërsa një kryeministër i një vendi me demokraci të brishtë dhe me probleme të hapura t’i sfidon kërkesat e Bashkimit Evropiane, është e natyrshme që të kemi këto kërkesa tanimë të qarta, pra ose të reflektojë kryeministri, apo të lëshon karrigen”, ka përfunduar Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat