Ish-agjenti i SHIK-ut vjen me detaje të reja për këshilltarin e Thaçit, agjentin serb Nikoliq që dëshmoi kundër UÇK-së

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut vjen me detaje të reja për këshilltarin e Thaçit, agjentin serb Nikoliq që dëshmoi kundër UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 19 qershor 2019 Në ora: 16:38
Hashim Thaçi

Çudia nuk ka fund! Ish-agjenti i shërbimit sekret serb, Branislav Nikoliq, është emëruar këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nikoliq, dhjetë vjet më parë, kishte punuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Për këtë rast, është publikuar edhe video e cila ka shpërfaq Nikoliqin i cili ishte duke kryer misionin e tij të Beogradit në Kosovë.

Ai ishte kapur nga kamerat duke ofruar mijëra euro njerëzve që janë të gatshëm të dëshmojnë kundër UÇK-së.

Më pas, ata u arrestuan, u nxorën para kamerave me duar ne pranga dhe nga shefat e politikes u quajt si një fitore e madhe, kurse sot, njëri prej tyre, çuditërisht, është këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Millutin Radanovic, Predrag Zhelkovic shtetas te Serbisë dhe Igor Jucinac pjesëtar i Policisë së Kosovës si pjesëtarë të shërbimit sekret serb në vitin 2009 ishin filmuar duke dhuruar shuma të majme parash në këmbim të deklaratë të rrejshme për transplantim organesh.

Image
Naim Miftari

Për këtë, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari pohon se, nuk është i befasuar aspak ky rast.

“Afera e presidentit Hashim Thaçi nuk po më befason aspak. Këshilltari i Thaçit, i cili ishte agjent i BIA-s është kapur kohë më parë nga Policia e Kosovës në një aksion ku tentonin të joshnin dëshmitarët me shuma të mëdha të parave, në mënyrë që të deklarojnë rrejshëm së UÇK-ja ka bërë gjatë luftës tregti me organe të serbëve të kidnapuar apo të kapur rob. Ky rast nuk është befasi, pasi dihet se presidenti Thaçi familjarisht iu ka shërbye krelave serbë. Ai iu ka shërbye me bashkëpunëtorët e OZNES apo liderëve të kohës së Titos dhe Rankoviqit. E kjo ka ndodhur edhe me familjarë të bashkëpunëtorëve të UDB-së gjatë viteve 80 e deri më sot”, pohon Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari thekson se edhe babai i Thaçit ka pas lidhje të tilla me komandantin e policisë serbe në Skenderaj, Ilijen, por edhe vëllai i tij ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së, ku edhe e dëmtoi rëndë UÇK-në.

“Ai e dëmtoi rëndë pra Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke spiunuar në organet e sigurisë serbe KOS-UDB gjatë luftës. Pra, vëllai i tij ishte mik i Ivica Stanishiqit, kryeshefit të UDB-së. Ata mbajtën takime sekrete në hotelin Narcis në Brezoicë paraluftës dhe gjatë luftës. E çka pritet nga njerëzit që e tradhtuan dhe spiunuan komandantin Adem Jashari me shokë. Ata e qiten në pritë bashkëluftëtarin e tyre Besim Ramën në mes të Drenicës, në vitit 1997”, pohon ai.

Sipas tij, nuk pritet asgjë nga një njeri i zgjedhur me intriga dhe konspiracione.

“Thaçi u bë president me intriga. Ai është bashkëpunëtor edhe i DGSE-së franceze, i sugjeruar nga aleati shekullor Serbia. Ai kurrë nuk ka luftuar e as nuk e din rrezikun prej Serbisë. Çka pritet prej një njeriu që plumba ka pas vetëm për shqiptarët, atdhetarët, komandantët e luftës. Ai i ka hedhur në prita serbe, e disa i ka vra pas shpinë përmes mercenarëve të vet e të paguar nga fondi i vjedhur të UÇK-së, “Vendlindja Thërret”. Çka pritet prej tij që e çarmatosi UÇK-në, e ndau Kosovën, e plaçkiti dhe e denigroj sistemin e arsimit, gjyqësinë, prokurorinë, policinë, inteligjencën, diplomacinë dhe universitetet i bëri Bordelo. Ai e shiti KEK-un, aeroportin, e shkatërroj PTK-në, shkatërroi çdo fabrikë apo pronë shoqërore përmes AKM-së së Ahmet Shalës, po ashtu UDB-ash! Ai shkatërroj drejtësinë përmes ish-milicit serb Hajredin Kuqit, diplomacinë përmes Enver Hoxhaj, i cili deklaronte nga Austria në vitin 1998 se nëse fiton UÇK-ja në Kosovë, paslufte do të kërkojnë azil politik në Serbi. Ai bëri të mundur edhe miellin kancerogjen serb i cili vjen në Kosovë përmes Devollve dhe ETC”, shton tutje Miftari.

Ai shton se, të gjithë këta sot janë milionerë në shtetin më të varfër e të izoluar në Evropë.

“Ky president që nga paslufta e ka mbushë policinë, inteligjencën, prokurorinë, gjyqësinë dhe të gjitha isntitucionet me ish agjentë të UDB-së ashtu si i ka shkuar për shtati. Njëjtë edhe EULEX i mbushur me agjentë frencez e dështuan drejtësinë komplet. Te ky president kanë nis me u forcëu edhe lidhjet pro serbe, pro turke dhe ruse. Çka pritet prej tij kur të gjithë ata që i ka rrahë në luftë ose vra, disa i ka shpall heronj, disa dëshmorë e disa po i bën këshilltar të tij, rrogëtar personal që me një pagë e blen heshtjen e tyre. Në vend që të jap përgjegjësi për qindra vrasje politike dhe vëllavrasje, ne këtë njeri e kemi president në Kosovë, që fatkeqësisht ky vazhdon të mbroj interesin e vet dhe të klanit të tij serb. Megjithatë ne jemi frikacak dhe nuk meritojmë më mirë, pasi po mbesim vetëm spektatorë të çështjeve tona jetike”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat