Kadriaj: PDK nuk ka interes t’ia zgjasë mandatin kryeministrit

Politika

Kadriaj: PDK nuk ka interes t’ia zgjasë mandatin kryeministrit

Nga: G.B Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:36
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Luftimi i krimit dhe korrupsionit ka qenë dhe vazhdon të jetë kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

E atë po thotë se do ta luftojë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili po ashtu është kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo e cila prej vitesh është në pushtet.

Veseli ka deklaruar se do ta çlirojë Kosovën nga korrupsioni, ashtu siç ka luftuar kundër Serbisë.

E sot ai ka liruar nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Mustafë Kadriaj, ka vlerësuar se liderët e partive të mëdha, LDK, PDK dhe VV, mund të bëjnë ndryshime po të kenë vullnet, duke shtuar se ldieri i PDK-së duhet të distancohet nga afera Pronto dhe ta freskojë partinë me kuadër të ri.

Image
Mustafë Kadriaj

“Parimisht, liderët e partive të mëdha si PDK, LDK dhe VV po të kenë vullnet mund të bëjnë ndryshime por që deri më tani nuk kanë reflektuar diçka në luftimin e korrupsionit. Deklarimi i liderit të PDK-së duhet kuptohet që ka qenë në emocionet e rizgjedhjes për herë të dytë si i pari i PDK-së. Me ketë dua të theksoj që lideri i PDK-së duhet të distancohet nga afera Pronto dhe freskon partinë me kuadër të ri si në përfaqësim dhe ekzekutim edhe pse ka pas disa ndryshime kozmetike për fat të keq ende nuk po mund të lirohet nga garnitura e vjetër që kjo do të bëj dëm lideri dhe partisë”, është shprehur ai.

Sipas Kadriajt, partitë në Kosovë, përfshirë PDK-në vazhdimisht kanë trumbetuar për luftim të krimit dhe korrupsionit por që në praktikë nuk ka pasur diçka konkrete.

“Po të marrim praktikat e partive politike në Kosovë dhe njëherësh të PDK-së në vazhdimësi kanë trumbetuar për luftim të korrupsionit por në praktikë nuk kemi diçka konkrete, me këtë dua të theksoj që nuk dua të besoj me deklarimeve dhe nuk më bëjnë përshtypje deklaratat populiste por të veprojnë duke filluar nga institucionet më të larta duke e lënë të lirë Prokurorinë e shtetit që të hetojë çdo institucion dhe lider politike. Pra po të ketë vullnet Kadri Veseli është njeri që ka mundësi sepse backgroundi do t'i jep siguri. Ndërsa nga ana politike mendoj që lideri i PDK-së ka paralajmëruar zgjedhje të reja sepse PDK në këtë qeveria vetëm ka mbajt barrën e koalicionit por në praktikë pak ka qeverisë duke qenë nën hijen e AAK-së dhe Nismës kështu që nuk ka më interes që t’i zgjatë mandatin kryeministrit aktual sepse edhe vet PDK nuk është e kënaqur me performancën e qeverisjes të kryeministrit aktual. Kjo më forcon edhe më shumë mendimin që edhe këshilli i ministrave të bashkimit evropian nuk është i kënaqur me trajtimin e prioriteteve nga ana e qeverisë aktuale të Kosovës”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat