“Partitë në Kosovë janë larg demokracisë!”

Politika

“Partitë në Kosovë janë larg demokracisë!”

Nga: A.M. Më: 19 qershor 2019 Në ora: 22:41
Ilustrim

Analisti politikë, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur se si funksionojnë partitë politike në vend.

Ai ka thënë se funksionojnë si në kohën e diktaturës dhe se asnjë person nuk e merr guximin për të votuar kundër liderit.

“Në Kosovë partitë politike funksionojnë si në kohën e diktaturave komuniste. Lideri ka qenë i pakontestueshëm. Ka qenë lider i përjetshëm. Edhe në atë kohë ka pasur zgjedhje për kryetar, por pa kundërkandidat. Por edhe nëse vendoset me ligj kundërkandidati, prapë se prapë fiton lideri, sepse asnjë delegat nuk e merrë guximin të votojë kundër liderit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Po ashtu, ai ka shtuar se ka pasur pasoja për personat që kanë votuar kundër.

“Ai që voton kundër, e presin pasojat brenda partisë. Kemi pasur me raste edhe kundërkandidat në ndonjë parti, por e dimë sa pak vota kanë fituar. Partitë në Kosovë janë larg demokracisë!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat