Xhevat Meha tregon çfarë duhet bërë Kosova në raport me Serbinë

Politika

Xhevat Meha tregon çfarë duhet bërë Kosova në raport me Serbinë

Nga: D. B Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:22
Xhevat Meha

Ndonëse javën e ardhshme bëhet një vit prej se ka filluar zyrtarisht faza përmbyllëse e dialogut Kosovë - Serbi, megjithatë palët nuk janë takuar për  7 muaj me radhë. Kurse në anën tjetër Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar  “se marrëveshja do të përmbyllet këtë vit”.

Se a i duhet Kosovës një marrëveshje  e tillë këtë vit dhe nëse nuk arrihet një a dëmtohet Kosova në Integrimet Evropiane njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha ka thënë për “Bota sot” se së pari duhet ditur se Kosova ka interes për dialogun me Serbinë sepse ka probleme me Serbinë e këto probleme mund të zgjidhen ose përmes dialogut dhe arritjes së marrëveshjeve ose me forcë përmes luftës.

“Sigurisht se më i dobishëm është dialogu, por problemi qëndron në atë se dialogu dhe arritja e disa marrëveshjeve nuk ka arritur të zgjidh problemet sepse marrëveshjet nuk po zbatohen. Më mirë është të mos ketë dialog fare, sesa të arrihen marrëveshje e të mos zbatohen fare, sepse ky është vetëm mashtrim i qytetarëve të Kosovës. Tani kemi një interesim të rritur të SHBA-ve për një marrëveshje përfundimtare e cila do të zgjidhte problemet që kemi. Kjo gjithsesi duhet shfrytëzuar nga krerët e politik bërjes në Kosovë, sepse mos shfrytëzimi i kësaj është papërgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike në vend Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat