Lajm i mirë nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha barnat, në çdo barnatore tashmë kanë një çmim - Bota Sot
Lajm i mirë nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha barnat, në çdo barnatore tashmë kanë një çmim

Politika

Lajm i mirë nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha barnat, në çdo barnatore tashmë kanë një çmim

Nga: M.H Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:49
Ilustrim

Përmes udhëzimit administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë po synohet unifikimi i çmimeve të barnave në tregun e Kosovës, e që në Janar të vitit 2019 ka marrë edhe formën ligjore. Por fatëkeqësisht ky ligj ende nuk ka hyrë në zbatim.

Si shkak i mungesës të një rregullore për çmimet e njejta në të gjitha vendet e Kosovës atëhere qytetarët janë përballur me një debalancim të çmimëve të barnave. Kështu duke shkaktuar huti tek njerëzit me blerjen e tyre. Në këtë mënyrë ata kanë shpenzuar 6 milionë euro më shtrenjtë në barna brenda vitit.

Në një prononcim për “Bota sot” Zyra për komunikim e  Ministris së Shëndetësisë u shpreh se ky zbatim i ligjit do të ndodhë brenda 6 muajve dhe se në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji atëhere do të ketë Inspektorë Farmaceutikse, në mënyrë që të mos ketë parregullësi.

Dokument të cilin e kanë pritur për 20 vite farmacistët, qytetarët dhe vetë shteti i Kosovës.

Zyra për komunikim e MSh-së- “Udhëzimi: Më këtë udhëzim përcaktohet dhe rregullohet çmimi i produkteve medicinale për shitje me shumicë dhe pakicë në sektorin privat nga subjektet e licencuara, produkteve medicinale nga Lista e Barnave Esenciale dhe nga Lista e Barnave të Rimbursueshme nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Ky Udhëzim Administrativ pamundëson shitjen e produkteve me çmime më të larta për barnat që i siguron Ministria dhe gjithashtu shitjen në tregun Kosovar të barnave me çmime më të larta sesa vlera reale e tyre dhe sesa ato shiten në tregjet e rajonit. Udhëzimi do të ndihmojë në unifikimin e çmimeve të barnave në farmacitë private, me ç’rast për barin e njëjtë qytetarët do të paguajnë çmim të njëjtë në çdo barnatore në Kosovë. Praktikisht, ky udhëzim do të ul çmimin e barnave, do të unifikojë çmimin e tyre nëpër barnatore si dhe do të ruajë buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve”, tha Zyra për komunikim i MSH-së.

Tutje zyra për komunikim tregoi edhe efektet të këtij ligjit duke sqaruar që pavarsisht vendit që gjenden qytetarët çmimi i barnave do të jetë i njëjtë dhe se ky udhëzim do të shënoj një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë e Kosovës.

“Efektet: Efektet janë shumëdimensionale. Përveç që do të rregullojë përgjithmonë tregun farmaceutik, ky udhëzim do të mbrojë shtetin dhe qytetarët nga shpenzimet e larta financiare. Në mungesë të këtij dokumenti, shteti ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët kanë shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit. Tani, me këtë Udhëzim, barnat nëpër barnatoret e Kosovës do të shiten me çmime të njëjta pavarësisht lokacionit gjeografik, fshat apo qytet, pavarësisht numrit të barnatoreve që mund të jenë në atë lokacion dhe pavarësisht kohës, ditën apo natën, qysh ka ndodhur deri sot që të dallojnë çmimet varësisht prej kohës. Ky udhëzim shënon një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë kosovare”, tha Zyra për komunikim i MSH-së.

Ndër pikat që i zbuloi zyra ishte edhe zbatimi i këtij udhëzimi i cili do të ndodhë brenda 6 muajve dhe se ky zbatim do të jetë padyshim në të mirën e qytetarëve duke mos menduar më vendin apo kohën ku jetojnë për të blerë barnat.

“Zbatimi: Udhëzimi Administrativ do të hyjë në fuqi brenda 6 muajve. Kjo periudhë do të shfrytëzohet për të bërë gati Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe barnatoret që të adaptojnë të gjitha dispozitat që përmban ky Udhëzim. Brenda kësaj periudhe, Ministria e Shëndetësisë do të fuqizojë kapacitetet e saj në shumë nivele. Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet Inspektoratit Farmaceutik që në momentin kur Udhëzimi do të jetë i plotfuqishëm dhe do të futet në zbatim, të kemi kapacitete të mjaftueshme për monitorimin e tij. Ky është një dokument të cilin e kanë pritur për 20 vite farmacistët, qytetarët dhe vetë shteti i Kosovës”, përfundoi për “Bota sot” zyra për komunikim i MSH-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...