Nga varfëria e skajshme në milionerë, kërkohet ndryshimi i ligjit për partitë politike

Politika

Nga varfëria e skajshme në milionerë, kërkohet ndryshimi i ligjit për partitë politike

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:39
Ilustrim

Tashmë kanë filluar kuvendet zgjedhore brenda partive politike në vend, PDK-ja e ka përfunduar, kurse LDK-ja ende është në proces.

PDK-ja ka rizgjedhur kryetar të partisë, Kadri Veselin.

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Blerim Burjani, komentuar këto procese zgjedhore brenda partive politike. Ai për “Bota sot”, kuvendin e PDK-së e ka quajtur formalitet dhe se kuvende të tilla janë mbajtur për 19 vjet.

“Kuvendi i PDK është formal të njëjtit, ishin të gjithë në këtë kuvend që 19 vjet pa asnjë ndryshim. Në PDK u pan servil të këtij subjekti politik, njerëz të padobishëm dhe të dëgjueshëm gati dy dekada, kjo është dekada e re e këtij subjekt me servil të vjetër, pa dinjitet dhe përfitues në emër të liderit të këtij subjekti , për të ardhur keq që partitë nuk din çka është demokracia e as pluralizmi politik.  Pa kundër kandidat s`ka zgjedhje korrekte dhe të bazuar në ligjet vendore. Ligji për partitë politike do të duhej të ishte i qartë, partitë janë kompani private, pronarët e të cilave dikur ishin të varfër dhe pa ekzistencë, e  tash me para të buxhetit të shtetit që e menaxhojnë janë bërë milioner dhe pronar të asketeve publike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se njëjtë është edhe me LDK-në, dhe se ka kërkuar që të bëhet ndryshimi i ligjeve në vend.

Image
Blerim Burjani

“Ngjashëm është edhe në LDK, ku ka grushte për të arrit në kryesi qendrore për të bërë para dhe për të zgjidhë probleme personale e familjare. Pra një shtresë e varfër që jeton apo pret të jetojë nga buxheti i qytetareve.  Ligjet në Kosovë duhet të ndryshojnë që nuk ka privilegje për të shërbyer shtetit dhe paga të rregullta për qeverisësit, të gjitha bordet duhet shuhen që janë zhvatëse të parasë publike dhe duhet privatizuar plotësisht të gjitha ndërmarrjet publike”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat