Avokati Tomë Gashi jep detaje të reja për Gjykatën Speciale

Politika

Avokati Tomë Gashi jep detaje të reja për Gjykatën Speciale

Nga: M.H Më: 22 qershor 2019 Në ora: 20:44
Tom Gashi

Gjithçka filloi në dhjetor të vitit 2010, me raportin e përgatitur për Këshillin e Evropës. Pastaj, Kosova nënshkroi me Bashkimin Evropian. Marrëveshja u kthye në ligj pas miratimit nga Parlamenti i Kosovës në gusht 2015. Kështu u hap rruga për të krijuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

E cila ndjek penalisht krime që përfshihen në juridiksionin e Gjykatës dhe përcaktohen me ligj. Ato janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në vitet 1998, 1999 dhe 2000, në atë territor ku sot shtrihet Republika e Kosovës, të kryera nga njerëz që i kap ligji.

Në këtë Gjykatën Speciale filluan të jenë të ftuar shumë ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare, e që disa shprehnin gatishmëri për bashkëpunim e disa refuzuan të intervistonin.

Remzi Shala, ish komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”, tha se nuk e njeh Gjykatën Speciale.

Të kundërtën e tij e bëri ish ushtari i UÇK-së, Safet Sylai i cili ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Specialen.

Ndërsa Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u shpreh i gatshëm që tu ofroj mbështetje dhe ndihmën e nevojshme për mbrojtje juridike.

Gashi: -Votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015, ishte një goditje e madhe kundër vet shtetit të Kosovës

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për “Bota sot”, Avokati Tom Gashi, tha se deputetët e Kosovës në vitin 2015 pasi votuan Gjykatën Speciale i bënë një shërbim Serbisë dhe si pasojë u ndalën edhe njohjet e Kosovës nga shtetet e tjera.

“Votimi i gjykatës speciale nga ana e deputetëve të Kosovës në vitin 2015, ishte një goditje e madhe kundër vet shtetit të Kosovës pasi që ata që duhet të mbrojnë interesin e popullit në të vërtet i bënë një shërbim të madh Serbisë. Aq shërbim të madh i bënë Serbisë sa që u ndalen si me skalper njohjet e Kosovës si shtet nga ana e shteteve të tjera, pasi që vet kontestuan deputetët shtetësinë e vet”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se kjo gjykatë do të dënoj vetëm shqiptarët e jo edhe serbët të cilët shkatërruan infrastrukturën dhe vranë mbi 15 mijë qytetarë.

“Ndër të tjera delëguar sovranitetin juridik të shtetit të Kosovës në një vend të huaj saktësisht në Holandë, por kjo Gjykatë nuk do të përmbushë pritjet për askënd. Nuk donte këtë besueshmëri nga askush për punën e Gjykatës Speciale, ata që do të akuzohen dhe dënohen do ti quajnë vendime politike. Dhe populli shqiptarë në përgjithësi nuk do të ju besoi këtyre aktgjykimeve pasi që kjo është një gjykatë një nacionale dhe do të gjykojë vetëm shqiptarët. Saktësisht ish-pjesëtarët e UÇK dhe jo serbët edhe pse dihet se ata vranë mbi 15 mijë qytetarë civil të Kosovës. Në mesin e tyre mbi 1200 fëmijë dhe shkatërruan gjithë infrastrukturën e Kosovës”, përfundoi Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat