Vjen një goditje e rëndë për Thaçin dhe Haradinajn: Janë të kapur nga biografia e tyre - Bota Sot
Vjen një goditje e rëndë për Thaçin dhe Haradinajn: Janë të kapur nga biografia e tyre

Politika

Vjen një goditje e rëndë për Thaçin dhe Haradinajn: Janë të kapur nga biografia e tyre

Nga: N.H Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:15
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kosova në krye të shtetit ka nxjerr politikanë që më së paku punojnë për të mirën e këtij vendi dhe janë të kapur nga biografia e tyre. Kështu është shprehur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Jeton Kelmendi.

Ai këto komente i bëri pas raportimeve për dështimin e mbajtjes së Samitit të Parisit, i paraparë më 1 korrik të këtij viti.

Sipas Kelmendit, loja që bëjnë presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj bëhet vetëm për përfitime politike dhe asgjë më shumë.

“Kosova në krye të shtetit ka nxjerr politikanë që më së paku punojnë për të mirën e këtij vendi dhe janë të kapur nga biografia e tyre dhe loja që bëjnë presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj bëhet për përfitimin politik të Haradinajt, ndërsa Thaçi për zvarritje dhe taktika për ta legalizuar planin e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës” , ka thënë Kelmendi, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai shpjegon se Kosova e ka humbur edhe një mundësi për liberalizimin e vizave.

Image
Jeton Kelmendi

“Vendi e ka humbur edhe një mundësi për liberalizimin e vizave, qytetarët me ketë janë lodhur, por këtu fajtor kryesor është pikërisht Berlini dhe Parisi, sepse në një anë humbin standardet, në një anë thonë të pastrohemi nga politika e korruptuar kriminale që është duke e sunduar Kosovën. Ndërsa, në anën tjetër, pikërisht Berlini dhe Parisi, dhe pa lënë anash edhe SHBA-të, sepse kështu bashkëpunojnë me këtë kastën e Kosovës, të cilët pastaj po e ndëshkojnë qytetarin”, është shprehur ai.

Krejt në fund, Kelmendi ka theksuar se Kosova e kishte këtë mundësi për ta quar në shtëpi Hashim Thaçin dhe zyrtarët e tjerë të cilët janë mjaftë dhe qëndrojnë në krye të shtetit

“Edhe Berlini edhe këto vendet tjera, është dashur ta mbështesin Kosovën, siç bënë më Maqedoninë. Pra, duhet mbështetur një alternative tjetër, Kosova e kishte këtë mundësi për ta quar në shtëpi Hashim Thaçin dhe zyrtarët e tjerë të cilët janë mjaftë dhe qëndrojnë në krye të shtetit”, ka përfunduar Jeton Kelmendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...