Vjen paralajmërimi i rëndë: Thaçi i gatshëm të bëjë manovra të dëmshme për Kosovën

Politika

Vjen paralajmërimi i rëndë: Thaçi i gatshëm të bëjë manovra të dëmshme për Kosovën

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 25 qershor 2019 Në ora: 20:00
Hashim Thaçi

“Ne duhet të kemi kujdes të vazhdueshëm me lëvizjet e Thaçit për shkak se ato kanë pasoja të mëdha për shtetasin e Kosovës, ky njeri është i gatshëm të bëjë manovra të dëmshme për Kosovën vetëm që të jetë në qendër të vëmendjes”, ka shpjeguar deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për gazetën “Bota sot”.

Samiti i Parisit i paraparë që të mbahej me 1 korrik të këtij viti, nuk do të mbahet. Qeveria gjermane ka konfirmuar se takimi Kosovë-Serbi, i parashikuar për t’u mbajtur në Samitin e Parisit në fillim të korrikut, është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Këtë gjë e konfirmoi edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se nuk e di se pse është anuluar një takim i tillë.

I parë i qeverisë ka potencuar se tashmë është qartësuar situata dhe se në dialog do të kthehen në momentin kur Serbia të jetë e gatshme të njoh pavarësinë e Kosovës, pasi ai thotë se kjo është e vetmja temë që ka mbetur për t’u diskutuar.

“Nganjëherë themi, që në sherr del hajri, e ne hajr del sherri. Por, është mirë që po qartësohet se çka ka mbet pa u zgjidh. Dialogu teknik e ka konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbet pa u zgjidh, është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Kur palët të jenë të gatshme të diskutojnë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues atëherë ulemi në dialog, deri atëherë do të ketë pritje”, ka deklaruar Haradinaj.

Opozita në vend konsideron se përkundër dështimit të këtij samiti, Kosova edhe me tej duhet të ketë kujdes nga lëvizjet e presidentit të vendit, pasi sipas këtyre të fundit, kreu i shtetit është i gatshëm të bëjë manovra të dëmshme për Kosovën, vetëm që të jetë në qendër të vëmendjes.

Ndërsa, nga ana tjetër, njohësit e zhvillimeve politike në vend, janë të mendimit se plani i presidentit Vuçiq ka qenë që për të futur Kosovën në këmbim të njohjes, shkëmbimin e territoreve, ku argati i Prishtinës, Hashim Thaçi, dështoi të futet në lojën e kufijve.

Kelmendi: Argati i Prishtinës, Hashim Thaçi, ka dështuar të futet në lojën e kufijve

Analisti dhe publicisti Jeton Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky takim edhe më herët ishte paraprirë që të dështonte.

Image
Jeton Kelmendi

“Samiti i Parisit që ishte paralajmëruar të mbahej më 1 korrik, mendoj se ishte i paraprirë që të dështonte. Ndoshta jo për të mos u mbajtur, mirëpo për të mos qenë i suksesshëm. Këtë e kanë konfirmuar edhe disa eksponent, në Prishtinë dhe në Beograd të cilët e kanë paralajmëruar, madje, Beogradi edhe më herët kishin paralajmëruar se nuk do të ketë asgjë”, ka thënë Kelmendi.

Me tej Kelmendi ka shpjeguar se pala serbe edhe me tej nuk është e gatshme për të marrë kurajën, për ta njohur shtetin e Kosovës.

“Atje siç duket ka pasur një akordim mes Berlinit dhe Parisit, gjegjësisht mes presidentit Macron dhe kancelares Merkel. Në këtë takim decidivisht është kërkuar njohja e Kosovës nga Serbia. Me këtë rast, kjo e fundit e ka dëshmuar se edhe me tej nuk është e gatshme, më saktë presidenti Vuçiq për njohje, apo për të marrë kurajën për të bërë një haptë të tillë”, ka shpjeguar me tej ai.

Ai ka theksuar se plani i presidenti serb ka qenë që për të futur në këmbim të njohjes shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Plani i Vuçiq ka qenë që për të futur në këmbim të njohjes shkëmbimin e territoreve, ku argati i Prishtinës, Hashim Thaçi, ka dështuar të futet në lojën e kufijve, dhe tragjikomedia këtu është se në këtë rast dalin të “quajtur” heronj të kësaj marrëveshje, ku është kryeministri Haradinaj, i cili me garanci nuk pranon, pra është përfitues politik. Natyrisht, në këtë rast përfituese është edhe pala e Beogradit dhe Vuçiq, sepse për këtë po ua hedh fajin udhëheqësve të Kosovës, pra për dështim të kësaj pike”, ka deklaruar analisti dhe publicisti Jeton Kelmendi.

Deputetja e VV-së: Vëmendje nga manovrat e Thaçit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka dhënë disa arsye se pse ka dështuar Samiti i Parisit.

Mes tjerash, ajo ka thënë se kjo qeveri dhe këto institucione nuk kanë kapacitet të merren me politika të mëdha, dhe se qëllimi i tyre është që të krijohen situata të tilla.

Image
Drita Millaku

“Kam thënë disa herë se kjo qeveri dhe këto institucione nuk kanë kapacitet të merren me politika të mëdha. Qëllimi i tyre është të krijojnë situata të tilla siç është ndarja e Kosovës që të harrohen problemet e brendshme që i ka Kosova dhe këtë e bëjnë vetëm për të mbijetuar në politik”, ka thënë Millaku.

Sipas saj, Samiti Parisit ka dështuar për shkak të moskoordinimit të institucioneve të Kosovës.

Tutje, Millaku ka shpjeguar se Kosova duhet të ketë kujdes nga lëvizjet e presidentit të vendit, pasi sipas saj, ky i fundit është i gatshëm të bëjë manovra të dëmshme për Kosovën vetëm që të jetë në qendër të vëmendjes.

“Ne duhet të kemi kujdes të vazhdueshëm me lëvizjet e Thaçit për shkak se ato kanë pasoja të mëdha për shtetasin e Kosovës, ky njeri është i gatshëm të bëjë manovra të dëmshme për Kosovën vetëm që të jetë në qendër të vëmendjes”, ka shpjeguar deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, për gazetën “Bota sot”.

“Zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugë për Kosovën”

Image
Blerim Burjani

Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”, ka thënë se me Serbinë duhet shënuar vetëm kufirin formal dhe se tjetër zgjidhje nuk mund të ketë mes dy vendeve.

“Dështojë për shkak se Serbia nuk pranoj që të flasë për shkak taksës, ishte tentativa e fundit takimi me disa persona që kishte dërguar kryeministri jo kredibil por të besueshëm të tij, dhe se Haradinaj nuk pranojë që të heq kushtin-taksën dhe ky samit e përfundoi punën para se të fillojë. Fatkeqësisht, dështojë një rast apo humbi rasti për negocim dhe zgjidhje, që e shohë si problem teknik dialogun, por kurrsesi politik. Me Serbinë duhet shënuar vetëm kufirin formal, tjetër dialog edhe nuk duhet të ketë, përderisa asociacioni i komunave duhet të ndërlidhet me komunat shqiptare në luginë, pra duhet të themelohet edhe asociacioni i komunave shqiptare në Kosovën Lindore, dhe kjo do të ishte zgjidhje e dobishme reciproke”, ka thënë Burjani.

Tutje, ai ka thënë se e vetmja rrugë ka mbetur është se sa më parë duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Prolongimi i dialogut i shkon në favor të Serbisë, pra paraqitet si viktimë e taksës, përderisa Kosovës mund të pritet t’i shtohen kushte të reja nëse dëshiron liberalizim vizash. E vetmja rrugë ka mbetur sa me parë të shkohet në zgjedhje. Nëse dëshirojmë t’i normalizojmë raportet në radhe të parë me BE-në, që kjo qeveri i ka vështirësuar këto raporte dhe për çdo ditë po i keqëson marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në”, përfundoi Burjani.

Ndërkaq, mësojmë se shkaku i shtyrjes së takimit-samitit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat