Bajraj: Gazeta “Bota sot”, ka lindur dhe do të vazhdoj të mbetet kombëtare - Bota Sot
Bajraj: Gazeta “Bota sot”, ka lindur dhe do të vazhdoj të mbetet kombëtare

Politika

Bajraj: Gazeta “Bota sot”, ka lindur dhe do të vazhdoj të mbetet kombëtare

Nga: BS Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:32
Gazeta "Bota sot"

Gazeta kombëtare “Bota sot”, sot shënon 24 vjetorin e themelimit të saj.

Për nderë të kësaj dite, opinionisti Fatmir Bajraj, opinionist dhe bashkëpunëtori i gazetës “Bota sot”, thekson se, gazeta ka lindur kombëtare dhe e tillë është e do të mbetet.

“Tribunë fisnikërie e krenarie kombëtare, urë e brezave për liri, pavarësi e shtet bërje të Dardanisë Antike-Kosovës. Dritare bese dhe shprese për shqiptarët në trojet e veta në Kosovën Lindore, në Iliridë dhe Çamëri...! "Bota Sot", botë informimi dhe iluminimi e gjithë gjeografisë shqiptare! Po bëhen 24 vite nga lindja e kombëtares "Bota Sot", pra ajo, shënon, kremton dhe feston ditëlindjen e 24-të, shtati i hedhur i së cilës, kënaq kërshërinë e lexuesit shqiptar në  të gjithë gjeografinë shqiptare anë e kënd rruzullit. U lind kombëtare, e tillë është dhe do të mbetet”, thotë Bajraj.

Si shprehet se në themelet e tribunës së gazetës “Bota sot”, jaën vizioni, guximi dhe largpamësia.

“U lind në vitet e përsiatjeve dhe përpjekjeve nacionale të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, për liri e të drejta. U farkua e mishërua në idealet e kombit, duke u njëjtësua me vuajtjet, fatet dhe përpjekjet e tij, duke bart mbi supe artikulimin e drejtë të kërkesave legjitime dhe nacional-historike të shqiptarëve gjithandej, dhe atij të Kosovës në veçanti. Në themele të kësaj tribune nacionale janë: vizioni, guximi dhe largpamësia, të cilat në kontekstin historik të vlimeve të mëdha dhe kruciale për kombin dhe atdheun, shpërtheu fuqishëm me fjalën e lirë, mendimin intelektual dhe forcën e argumentit, duke nxjerrë në dritë të diellit, të vërtetën historike, politike dhe nacionale të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, të privuar nga liria dhe të drejtat kombëtare”, thotë tutje ai.

“Në atë kohë turbulencash e rrëmuje mediatike, ku shtypi i shkruar dhe ai viziv, ishin konjukturale dhe të kontrolluara e censuruara nga qarqe e individë të lidhur me pushtete e ideologji, nevoja për të vërtetën shqiptare dhe plasimin e saj, ishte imediate, por ishte edhe sfidë e jashtëzakonshme për rrethanat. Atëherë, doli në skenë një tribunë e guximshme, gazeta "Bota Sot", nga themeluesi i saj, z, Xhevdet Mazrekaj dhe një grup intelektualësh rreth tij, të cilët i përshkonte guximi intelektual dhe gatishmëria e sakrificës për të plasuar të vërtetën dhe artikuluar drejtë kërkesat e shqiptarëve përgjithësisht, dhe atyre të Kosovës në veçanti. Kjo dritare e mirëfilltë kombëtare, u bë e dashur dhe e kërkuar në tregun mediatik të kohës, duke "pushtuar" gjithë hapësirën kombëtare të trojeve etnike dhe jashtë tyre në diasporë”, vazhdon opinionisti.

Image
Fatmir Bajraj

Ai shton se, Gazeta u bë zëri autentik, i lëvizjes nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, në krye me Presidentin historik Rugova, duke përçuar e përcjell guximshëm kërkesën e asaj lëvizje historike për të heq qafe njëherë e mirë prangat e robërisë shekullore...!

“Kujtoj sikur sot, kur RTP-ja, përkatësisht redaksia e saj në Tiranë, ishte kapur dhe fut në zap, nga dora e zezë e armikut, nga një kastë e ideologjisë së majtë, LPK-ja e I. Kelmendit, më vonë "Shtabi i Rognerit" në krye me shqipfolësit, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi & CO, plasonin të pavërteta dhe aq më keq, denigronin, fyenin dhe linçonin institucionet legale dhe legjitime të Republikës së Kosovës, deri tek Presidenti historik Rugova dhe vrasjet politike të Ali Ukës, Ilir Konushevcit dhe të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. Pritnim, kombëtaren "Bota Sot" në pikat e shitjes në perëndim dhe posa hapeshin, nuk gjenim gazetën e dëshiruar, "Bota Sot", duke marr përgjigjen e njëjtë: "Dikush e ka blerë gjithë porosinë"! Zhgënjimi ishte i thellë dhe pezmi kundër armikut, arrinte kulmin. Në kohët kruciale për fatet e kombit dhe atdheut, kjo tribunë mediatike dhe nacional-historike, ishte halë në sy për armiqtë e kombit, përfshirë edhe ata ideologjik e shqipfolës, të cilët e atakuan dhe atentatuan disa herë, duke i'a vrarë gazetarët, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti në liri, pra në Kosovën e çliruar nga çizmja serbe, por ajo nuk u ndal! N'kombëtaren "Bota Sot", në gati çerek shekulli jete e veprimtarie të vyer dhe të çmuar, kanë defiluar pena të mprehta dhe publicistë e gazetarë të guximshëm dhe të gatshëm për sakrificën që kërkonte plasimi i së vërtetës kombëtare në kohë të ndryshme, por ajo mbeti në rrafshin nacional-politik, gjithmonë e lirë, e pavarur dhe mbi të gjitha kombëtare!”, deklaron ai.

“Gazeta "Bota Sot", atëherë dhe sot, u përball dhe përballet me integritet dhe dinjitetshëm, kundër kundërshtarëve të fjalës së lirë dhe të vërtetës absolute, kundër atyre që duan monopol mbi të vërtetën dhe censurë autokratike mbi të, por njëkohësisht, i lë "derën" hapur debatit konstruktiv dhe konkurrencës së ideve, si vlerë demokratike e shoqërive progresive, Euro-perëndimore. Stafit të saj të mrekullueshëm dhe editorit, z. Xhevdet Mazrekaj, në përvjetorin e 24-të lindjes, i uroi shëndet e verë, punë dhe zell të pakursyer e të çmuar në gazetën tuaj dhe tonën, me dëshirën që ta kemi e ta gëzojmë bashkë, edhe për shumë dekada, duke prek edhe shekullin e jetës, përkatësisht, ditës”, përfundon Bajraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...