Buxhovi: Gazeta “Bota sot” ngriti zërin deri te përmasat e një alarmi, por mbeti e vetmuar dhe e anatemuar - Bota Sot
Buxhovi: Gazeta “Bota sot” ngriti zërin deri te përmasat e një alarmi, por mbeti e vetmuar dhe e anatemuar

Politika

Buxhovi: Gazeta “Bota sot” ngriti zërin deri te përmasat e një alarmi, por mbeti e vetmuar dhe e anatemuar

Nga: BS Më: 26 qershor 2019 Në ora: 11:00
Jusuf Buxhovi

Akademik Jusuf Buxhovi ka folur për 24 vjetorin e themelimit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Ai thotë se “Bota sot” e ngriti zërin e saj deri te përmasat e një alarmi, miporë në këtë drejtim mbeti e vetmuar dhe e anatemuar.

“"Bota Sot", lindi në një kohë të kthesave të mëdha historike kur Kosova kishte nevojë për shtyp alternativ, kritik dhe me koncepte profesioniste. Mund të thuhet se kjo gazetë, qysh në nismë, plotësoi misionin e parë, pra të një alternative. Ndërsa, frymën kritike, e vazhdoi në rrethanat, po ashtu, vendimtare, çfarë ishin ato nga vendosja e protektoratit ndërkombëtar e këndej, kur koha kalimtare, pra ajo e ndërtimit të institucioneve demokratike, u përcoll me përpjekjet e pareshtura të një pjese të faktorit politik nga radhët e "çlirimtarëve" të shpifur, për uzurpim të pushtetit me metoda kriminale, të cilat penguan stabilizimin dhe shtet formimin, pasojat e të cilave vazhdojnë edhe sot e gjithë ditën, për ç'gjë kjo gazetë ngriti zërin deri te përmasat e një alarmi, edhe pse në këtë drejtim mbeti e vetmuar dhe e anatemuar”, ka thënë akademik Jusuf Buxhovi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...