24 vjet histori, dinjitet dhe identitet - Bota Sot
24 vjet histori, dinjitet dhe identitet

Politika

24 vjet histori, dinjitet dhe identitet

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 qershor 2019 Në ora: 12:50
Gazeta kombëtare “Bota sot”

Gazeta kombëtare “Bota sot”, shënon 24 vjetorin e themelimit të saj, krenare dhe e palëkundur.

Informimi i drejtë, i shpejt dhe i paanshëm ishte ajo që e karakterizoi gazetën kombëtare “Bota sot” për 24 vite me radhë. Dhe s`kish si të ishte ndryshe, duke marrë për bazë qëllimin për të cilin u themelua. Gjithmonë duke ruajtur frymën kombëtare dhe duke i qëndruar besnik lirisë së shprehjes.

Ja ku arritëm. Nuk ishte e lehtë,por përherë duke iu përmbajtur qëllimit fisnik, triumfuam mbi të keqën.

Të rrëqethet trupi kur i dëgjon historitë dhe përvojat e qytetarëve me gazetën “Bota sot”. Ajo kishte arritur të hynte në mendje e në zemër të mijëra vetëve. Njëri nga ta tregon se si kundërshtarët e saj, në mënyrë kriminale e blinin gjithë ekzemplarin e gazetës, vetëm që e vërteta të mos binte në duart e lexuesve. Një tjetër tregon që shkonte larg me kilometra për ta siguruar një numër të gazetës. Dhe kjo po që na bën të ndihemi krenarë. Sepse, pa modesti e themi se e mira dhe e drejta kërkohet.

Vrasjet e gazetarëve të gazetës “Bota sot”, janë pjesa më e dhimbshme e historisë së saj. Bekimi, Xhema e Bardhyli, u vranë nga ata që synonin t`i bishtnonit të vërtetës. Vrasësit nuk janë zbuluar, e të njëjtit mund të gjenden edhe në krye të shtetit të Kosovës.

Për drejtësinë e kapur, gazeta “Bota sot”, ka raportuar përherë, e do të vazhdojë raportimin edhe më tutje.

Gazeta “Bota sot”, siç edhe dihet, i luftoi dukuritë negative të shoqërisë në tërësi. Ajo, guximshëm, ishte kundër së keqes. Ajo palëkundur luftoi edhe grupet e caktuara që për arsyet të cilat ata i dinë, deshën ta mbyllnin.  Nuk arritën ta mbyllin, nuk arritën ta mposhtin dhe nuk do të arrijnë asnjëherë.

Trajtimi i çështjes së vrasjeve politike të para, gjatë dhe pas luftës ishte përherë i pranishëm në gazetën kombëtare “Bota sot”. Shumë personalitete të shquara të kombit u vranë dhe ata nuk duhet të mbesin gjakhumbur. “Bota sot”, nuk do t`i lë të mbesin gjakhumbur, pasi përherë do të raportojë për këto vrasje, që drejtësia e kapur nuk po i zbardhë.

“Bota sot” alarmoi edhe për faljen e 2 mijë e 800 hektarëve tokë, Malit të Zi. Zbuloi fytyrat e vërteta të atyre që e dhanë Çakorrin për një copë pushtet.

“Bota sot” nuk heshti as për rrezikun që po i kanoset vendit aktualisht, për ndarje apo për falje tokë Serbisë. “Bota sot” do të vazhdojë të ngris zërin për gjithçka të keqe që i ka ndodhur vendit tash e mbi 20 vite.

Stafi i Gazetës “Botës sot”, ishte, është dhe do të jetë përherë krenarë për atë se çfarë i ofruan lexuesve të saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...