Tërnava: Gazeta “Bota sot” që nga fillimi i botimit ishte gazetë demokratike dhe pa censurë

Politika

Tërnava: Gazeta “Bota sot” që nga fillimi i botimit ishte gazetë demokratike dhe pa censurë

Nga: D.B Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:47
Hajrullah Tërnava

Ndonëse kanë kaluar 24 vjet punë e palodhur dhe e palëkundur në interes të lexuesit shqiptar dhe në mbrojtjen e interesit kombëtar gazeta kombëtare "Bota sot", për gjatë gjithë këtyre viteve ishte dhe vazhdon të jetë afër lexuesve të saj, jo vetëm në Kosovë e viset e tjera shqiptare, por edhe në gjithë diasporën shqiptare.

Hajrullah Tërnava (eksperti i sigurisë)

Kjo gazetë me një emër të posaçëm që nga fillimi i botimit ishte gazetë demokratike pa censurë, e cila ishte në hap me kohën, e frymëzimit të gjeneratave të asaj kohe të viteve të 90 e cila u botonte në shtetin e Zvicrës.

Më kujtohet që të gjithë shqiptarët e sidomos ata në diasporë nuk e lenin pa e blerë, dhe pa e lexuar çdo ditë gazetën “ Bota sot” për të gjitha ngjarjet që ndodhnin në vendin tonë si gazetën ma prestigjioze të asaj kohe. Ishte kënaqësi dhe ndjenjë e posaçme për të gjithë kur e blinin gazetën dhe ia interpretonin edhe të tjerëve ato informata dhe ndodhi që u përshkruanin në gazetën “Bota sot”. Gazeta dhe stafi i kësaj gazetë të asaj kohe, ishin permanent dhe shumë real me njoftimet dhe ndodhitë që i bënin, e që kishin për qëllim ti inkurajojnë qytetarët e Kosovës, që mos ti humbin shpresat për jetë se sepse liria me shtetësinë e saj gjithsesi do të vjen dhe qytetarët e Kosovës do ta përjetojnë dhe do ta gëzojnë atë liri me pavarësinë e shtetit të Kosovës. Prandaj tani nga ky këndvështrim, është një kënaqësi ta përkujtosh atë kohe dhe angazhimin e gazetarëve të asaj kohë që punonin ditë e natë, për të mirën e popullit dhe për shpresat që janë më të vlefshmet dhe ma të shtrenjtat e jetës, sepse jo rastësisht thuhet se shpresa vdes e fundit dhe kur vdes ajo mbaron njerizimi. Urime gazeta “ Bota sot” ma më vlera e të gjithë shqiptarëve, e cila ishte në hap me ndodhitë e të gjitha kohërave të cilën edhe sot qytetarët e saj e respektojnë dhe i mbajnë në mend kujtimet më të mira për të. Respekt dhe nderime për stafin dhe gazetarët që edhe sot janë në nivelin më të lartë dhe i kontribuojnë realitetit të ndodhive të ditë për ditshme edhe sot e ma tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat