“Bota Sot” bashkudhëtare e jetës sime mergimtare

Politika

“Bota Sot” bashkudhëtare e jetës sime mergimtare

Nga: Maxhun Smajli Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:35
Maxhun Smajli

Për 18-të vite të jetës sime mergimtare, “Bota sot”, më shoqëroj kudo; në punë, ndeja me shokë, në mëngjes, në drekë e darkë, madje edhe në shtrat para gjumit. “Bota sot” me të mirat dhe bukuritë e veta, më tërhoqi aq shumë, sa e pata të vështirë jetën pa të, pas tetorit të 2018-tës.

Si produkt i rrethanave politike, kulturore e sociale (humanitare) të komunitetit shqiptarë në diasporë, kam realizuar 228 shkrime të të gjitha formave të shprehjës gazetare; lajme, raporte, intervista, reportazhe, fejtone etj..

Image

Deri në vitin 2009, botoheshin edhe të përditshme tjera në gjuhën shqipe; “Koha ditorte”, “Zëri i ditës” dhe “Fakti”, por harmonia e pa shoqe mes fuqisë së gazetës kombëtare dhe opinionit publik shqiptarë në diasporë, bëri që “Bota sot” të jetë një dhe e vetmja pasqyrë e ngjarjeve në mergatën shqiptare gjithandej nëpër botë.

Ishte një derë e hapur për gjithë mergimtarët, për të prezantuar punën dhe aktivitetet e tyre. Për shumë autor, “Bota sot” ishte edhe shkollë gazetarie. Zbuloi tek autorët atë që ata nuk e shihnin vetë. I njoftoi me vetvetën dhe publikun, si të pa njohur deri atëherë, ku disa prej tyre edhe bënë emër. Ndryshe “Bota sot” është një bazament studiues i temës për mergatën shqiptare të shpërndarë nëpër botë.

Me këtë rast, në këtë 24 vjetor, krahas urimit që “Bota sot” të ketë jetë të gjatë, uroj që të kthehet prapë në diasporë, ne mesin e mergimtarëve që e deshtëm dhe e duan aq shumë!

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat