Major Ramabaja: “Bota sot” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kohën e luftës

Politika

Major Ramabaja: “Bota sot” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kohën e luftës

Nga: N.H Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:50
Kolonel Tahir Zemaj dhe Major Nazif Ramabaja

Gazeta kombëtare “Bota Sot”  po shënon 24 vjetorin e themelimit të saj.

Lidhur me këtë ka folur edhe Major Nazif Ramabaja, bashkëpunëtori i afërt i kolonelit Tahir Zemaj. Ai është shprehur se ka një lidhje emocionale me të përditshëm “Bota sot”.

Ramabaja me nostalgji ka treguar edhe momentet kur menjëherë pas përfundimit të luftës filloi t’i botoheshin edhe shkrimet e para, e që këtë ekskluzivitet tregon se e kishte vetëm “Bota sot”.

Image
Major Nazif Ramabaja

“Kur është në pyetje “Bota sot”, zakonisht kam edhe lidhje emocionale me të, por edhe ditore, si dhe të përgjithshme, për shkak se gjatë gjithë kohës e kam shfletuar dhe e kam lexuar e kam mbajtur afër vetës, sidomos shkrimet e mija të para që kanë filluar të botohen në fillim të vitit 2000, që kanë qenë ekskluzivisht në gazetën “Bota sot”, tregoi Ramabaja.

Major Ramabaja, me tej shton se kjo gazetë që nga koha e luftës ka qenë një dritare e informimit publik, të përgjithshëm, sidomos me korrektësi dhe në mënyre faktografike.

“Kështu që nga koha e luftës e kam vlerësuar se “Bota sot”, ka qenë një dritare e informimit publik, të përgjithshëm, sidomos me korrektësi dhe në mënyre faktografike ajo i ka përcjellur ngjarjet dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kohën e luftës për informimin publik, dhe natyrisht me këtë ritëm ka vazhduar edhe pasluftës

Në fund, bashkëpunëtori i afërt i kolonelit Tahir Zemaj, ka nënvizuar se “Bota sot”, vazhdon ta mbajë gjallë frymën e atdhetarizmit dhe informimit publik.

“Përzemërsisht urojë këtë 24 vjetor, me dëshirë dhe me shpresë që “Bota sot” si gazetë kombëtare ta vazhdojë misionin e saj e që është informimi e gjithanshëm i publikut, edhe në këtë kohë kur janë shtuar dhe ekziston një numër i madh i medieve publike, por përsëri gazeta “Bota sot” vazhdon ta mbajë gjallë frymën atdhetarizmit, informimit publik, korrekt dhe të paanshëm”, është shprehur Major Nazif Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat