E thotë Fadil Kajtazi: Porositësit e vrasjeve politike janë në Beograd  

Politika

E thotë Fadil Kajtazi: Porositësit e vrasjeve politike janë në Beograd  

Nga: A.M. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:55
Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se vrasjet politike janë shëmtia më e madhe që i ka ndodhur Kosovës, që nga viti 1912, kur ajo u aneksua nga Serbia.

"Këto vrasje ndikuan keq në zhvillimin e gjithmbarshëm shoqëror, ato shkaktuan panikë të aktivistet politik, ku një pjesë e tyre abstenuan nga jeta politike, kjo bëri që një pjesë e intelektualëve të mirëfilltë të abstenojnë nga proceset e jetës shoqërore në Kosovë, kjo bëri që një pjesë e asaj që quhet elite të migroi jashtë shtetit, kjo bëri që në jetën politike të instalohet kategoria me primitive e vendit, kjo bëri që Kosova të krijoj imazh të keq në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kjo bëri që Kosovës ti venitet ardhmëria, ti vihet në rrezik liria e saj. Ajo që është më e keqe, këto vrasje shkaktuan dhimbje dhe vuajtje për shumë familje të ndershme dhe patriotike. Në fund, këto vrasje i shkaktuan gëzim dhe lumturi armikut të shqiptarëve – Serbisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Kajtazi është shprehur se “Bota Sot” dha mesazhin e qartë se fituesi më i madh nga këto vrasje është armiku i shqiptarëve Serbia.

“Gazeta “Bota Sot”, ishte njëra nga dritaret e pakta që u mundua t’i qëndroj përball këtij aktiviteti antikombëtar. Ajo që nga fillimi adresoj këtë fenomen si një çështje të dëmshme për kombin. Shumë artikuj, intervista, reportazhe u botuan nga kjo gazetë me qëllim të demaskimit të këtij aktiviteti antishqiptar. Përmes të gjithë atij materiali të botuar që nga viti 1998 kur filluan të shfaqen aktet e para të vrasjeve politike, “Bota Sot” dha mesazhin e qartë se fituesi më i madh nga këto vrasje është armiku i shqiptarëve Serbia, dhe se me kalimin e kohës ata të cilët i kryen këto vrase do të kuptojnë se porositësit e vërtetë janë në Beograd. Çdo ditë që po kalon kjo po vërtetohet”, ka deklaruar Kajtazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat