Kurti: “Bota sot”, dritare lirie për profesionalizmin dhe mendimin kritik

Politika

Kurti: “Bota sot”, dritare lirie për profesionalizmin dhe mendimin kritik

Nga: A.ZH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:46
Kopertina të gazetës "Bota sot"

Për 24 vjetorin e themelit, gazetën “Bota sot” e ka uruar edhe profesor Faton Kurti, kryetar i Republikanët e Kosovës (REK).

Ai e ka vlerësuar “Botën sot”, si një dritare lirie për profesionalizmin dhe mendimin kritik. Kurti ka thënë se “Bota sot”, i jep mundësi rritjes së frymës opozitare dhe kritike.

“"Bota Sot" është një dritare lirie për profesionalizmin dhe mendimin kritik. Në një kohë kur mediat janë kthyer në megafonë të qeveritarëve, gazeta/portali "Bota Sot" i jep mundësinë rritjes së frymës opozitare dhe kritike. Një media e lirë është garanci për një shoqëri demokratike ndaj përgëzimet e mia për punën e deritanishme duke ju uruar suksese të mëtejshme. T'u japësh mundësinë edhe personaliteteve, të cilët nuk janë në qeveri të mund të shprehin mendimet, konceptet dhe pikëpamjet e tyre që i shërbejnë jo vetëm debatit publik, por edhe ndërtimit të shtyllave për një Kosovë të pavarur nga interesa të ngushta meskine dhe të orientuar drejt zhvillimit dhe shtetndërtimit europian ”, ka thënë Kurti.

Image
Faton Kurti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat