Profesori: “Bota sot” u bëri ballë shantazheve të “regjimit të ri” të përbërë nga azganat e luftës - Bota Sot
Profesori: “Bota sot” u bëri ballë shantazheve të “regjimit të ri” të përbërë nga azganat e luftës

Politika

Profesori: “Bota sot” u bëri ballë shantazheve të “regjimit të ri” të përbërë nga azganat e luftës

Nga: A.ZH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:30
Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti

Edhe profesor doktor Binak Maxharraj, ka uruar gazetën “Bota sot” me rastin e festimit të 24 vjetorit të saj.

Ai në urimin e tij, ka thënë se “Bota sot” gjatë gjithë rrugëtimit të saj luftoi për vlerat e mirëfillta demokratike, për lirinë e shtypit, lirinë e njeriut dhe të vërtetën.

Sipas tij, “Bota sot” me tërë fuqinë ishte kundër klaneve, mafive politike, qendrave të dhunës, hajnive dhe plaçkitjeve që i bënin pushtetarët, të cilët e kishin kap dhe zaptuar shtetin për interesa të tyre personale, por të cilët nuk ndiqeshin penalisht.

Ai ka përmendur edhe vrasjet e gazetarëve të “Bota sot”, si vrasja e Xhemail Mustafës, Bardhyl Ajetit, Besim Kastratit e deri te hudhja e bombës në zyrat e gazetës në redaksinë qendrore në Cyrih të Zvicrës.

Profesori ka theksuar se “Bota sot” u bëri ballë edhe shumë kritikave dhe shantazheve të “regjimit të ri” të përbërë nga azganat e luftës.

“Të gjitha këto kombëtarja “Bota sot” i përballoi stoikisht pa u luhatur në rrugëtimin e saj, sepse ishte betuar përgjithmonë se do ta thoshte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Dhe mu për këtë, ajo sot e kësaj dite kur po i mbush 24 vjet, mbetet strumbullari, mbetet një ndër gazetat më të mira, më të lexuara në mbarë trojet shqiptare, mbetet gazeta e kombit, mbetet gazeta e cila nuk u frikësohet furtunave dhe shantazheve, mbetet gazeta e cila nuk u frikësohet maskave të zeza nga cilado anë që vijnë”, ka thënë ndër të tjerash Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Urimi i plotë i Maxharrajt:

Si sot më kujtohet kur pra 24 viteve dëgjova se paska dalë një gazetë e re me emrin “Bota sot”. Vrapova si fëmija pas nënnës për ta gjet në qytet. Atë ditë hoqa zor deri sa e gjeta, sepse shitësit nëpër kioska më thonin se isha vonuar, gazeta ishte shitur. Por e gjeta, e mora në dorë, nisa ta përkëdhel dhe ta lexojë ngadalë.D allonte shumë nga gazetat tjera, ishte diçka më e ëmbël, më e dashur se sa gazetat tjera, sepse kishte diçka në këtë gazetë që përnjëherë të kapte, të pushtonte dhe nuk të lëshonte të ndaheshe nga ajo. Por, rrugëtimi i gazetës “Bota sot” ishte i mbushur me plotë peripeti, sakrifica, me plotë leqe e kthesa, të cilat ajo i duroi me sukses, sepse kishte gjithmonë njërëz, të cilët nuk ia donin të mirën kësaj gazete për shkak të objektivitetit të saj. Por, “Bota sot” ishte dhe mbetet një gazetë, e cila gjatë gjithë rrugëtimit të saj luftoi për vlerat e mirëfillta demokratike, për lirinë e shtypit, për lirinë e njeriut, luftoi me “mish e shpirt” për të vërtetën, sepse sipas saj, nuk kishte shumë të vërteta, por vetëm një. “Bota sot” për shkak të së vërtetës që e thoshte, sepse i thoshte gjërat ashtu siç ishin e luftonte të padrejtën, luftonte përherë për të mirën, për vlerën e njeriut, por gjithmonë e kritikonte dhe e urrente të keqen, djallëzoren. “Botasot” me tërë fuqinë ishte kundër klaneve, mafive politike, qendrave të dhunës, hajnive dhe plaçkitjeve që i bënin pushtetarët, të cilët e kishin kap dhe zaptuar shtetin për interesa të tyre personale, por të cilët nuk ndiqeshin penalisht, sepse ata vetë e bënin ligjin dhe ishin mbi ligjin. “Botasot”u bë edhe prokurore dhe gjykatëse, duke e denoncuar krimin e organizuar, korrupsionin, i cili i kishte kapur të gjitha segmentet e jetës, i denonconte krimet, padrejtësitë, sepse nuk kishte prokurori e as gjyqësi të mirëfilltë, sepse këta ishin të kapura nga politika, pra nga vetë hajnat dhe plaqkitësit e shtetit. Pra, për shkak të kritikave që i bënte ndaj padrejtësive, ndaj çdo të keqeje që ndodhte në shoqëri, ajo shpesh edhe shantazhohej, ishte në thumb të klaneve mafioze, të cilët nuk u pëlqente e vërteta e shkruar nga “Bota sot”. “Bota sot” u bëri ballë këtyre kritikave, këtyre shantazheve edhe atëherë kur ishte çuar peshë regjimi i santrapit Millosheviq, i cili donte t’i përbinte shqiptarët vetëm pse ishin në vendin e tyre. Por, “Bota sot” u bëri ballë edhe shumë kritikave dhe shantazheve të “regjimit të ri” të përbërë nga azganat e luftës të cilëve nuk u pëlqente e vërteta, sepse veç kishin nisur ta njollosur lirinë me të bëmat klanore dhe mafioze, duke vjedhë, duke plaçkitur çdo gjë që u dilte përpara. Dhu mu për këtë këta bashibuzuka donin të vrisnin gazetën “Bota sot”, veç pse ajo e thoshte të vërtetën për ta dhe të bëmat e tyre. E kritikonin, e padisnin nëpër gjyqe, por kur e kuptuan se gazeta “Bota sot” është “kokëfortë” dhe nuk heq dorë nga e vërteta, nga liria e shtypit, atëherë ata horra filluan edhe t’i godasin gazetarët e saj, siç ishte vrasja e Xhemail Mustafës, Bardhyl Ajetit, Besim Kastratit e deri te hudhja e bombës në zyrat e kësaj gazete në redaksinë qendrore në Cyrih të Zvicrës, e cila për fatin nuk eksplodoi. Të gjitha këto kombëtarja “Bota sot” i përballoi stoikisht pa u luhatur në rrugëtimin e saj, sepse ishte betuar përgjithmonë se do ta thoshte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Dhe mu për këtë, ajo sot e kësaj dite kur po i mbush 24 vjet, mbetet strumbullari, mbetet një ndër gazetat më të mira, më të lexuara në mbarë trojet shqiptare, mbetet gazeta e kombit, mbetet gazeta e cila nuk u frikësohet furtunave dhe shantazheve, mbetet gazeta e cila nuk u frikësohet maskave të zeza nga cilado anë që vijnë. Mbetet e këtillë, sepse gazeta “Bota sot” e ka një ekip, një staf të mrekullueshëm, e ka një zot shtëpie të udhëhequr nga editori brilant Xhevdet Mazrekaj, i përberë nga djemtë e vashat tona, që nuk u trembet syri nga askush për ta thënë troq të vërtetën dhe vetëm te vërtetën. Dhe mu kjo, këtë gazetë e bënë të dashur, të lexueshme, të afërt me lexuesin, e cila me madhështinë e me bukurinë e saj të fjalës së shkruar e bënë këtë gazetë të rrezatojë dritë, të çelë horizonte të reja, të vjelë urti, mençuri dhe kurrë urrejtje. Dhe gazeta “Botasot”edhe në të ardhmen nuk duhet të ndalet, duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në shërbim të kombit, duke lavdëruar çdo gjë të mirë, humane, njerëzore, por edhe duke u bërë digë e së keqes, ta demantojë atë me gjithë forcën që e ka pa u trembur, sepse e vërteta është ajo e cila çdo shoqëri e çon përpara nga progresi. Dhe krejt në fund, “Bota sot” të qoftë përhajr, me fat dhe me shumë gëzime viti yt i 24 i lindjes dhe paçsh jetë shumë të gjatë. Me respekt dhe një përshëndetje ngrohtëie për stafin e mrekullueshëm nga unë: Prof. Dr Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...