Fati i Thaçit në dorën e Vuçiqit

Politika

Fati i Thaçit në dorën e Vuçiqit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 qershor 2019 Në ora: 19:28
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Ndonëse të gjithë e dimë hallin e tij, po ashtu jo të gjithë besonim se nga halli i tij mund dhe do pësonte Kosova. Me gjithë përpjekjet e tija, si duket jo çdo gjë po i shkon sipas plani të tij të hartuar më Vuçiqin, nga i cili edhe pret shpëtimin. Fjala është për presidentin aktual të vendit Hashim Thaçi. I trembur për vdekje nga frika se mund të përfundojë në burg pjesë tjetër të jetës, dhe s`do i gëzoj ato që i vodhi me aq mund dhe intriga, Thaçi ka vë në pazar fatin e Kosovës. Sigurisht se një veprim të tillë s`do ta bënte në rrethana të tjera, Thaçi ka përdorur taktikën e lëshimeve ndaj Serbisë për të shpëtuar fatin e tij, rrjedhimisht për të marrë garanci se s`do të përndiqet.

Duke ditur se raporti i Dick Martyt është hartuar nga prokuror serb, nga i cili raport edhe është themeluar Gjykata Speciale, presidenti aktual duke keqpërdorur pozitën e tij dhe pa asnjë mandate, filloi bisedimet sekret me Vuçiqin. Presidenti serb nën trysnin e opinionit dhe opozitës atje është i detyruar që të dërgoj diçka nga Kosova si satisfaksion për pranimin e “ humbjes “ së Kosovës, në anën tjetër Thaçi i trembur nga drejtësia janë të detyruar që të bisedojnë dhe ndihmojnë njëri tjetrit. Nga hartimi i planit të tyre në dëm të Kosovës fatmirësisht realizimi i këtij plani ka ngecur, me preludin që të dështoj. Në Samitin e Berlinit u varros njëherë e përgjithmonë plani për ndarjen e Kosovës.

Gjermania i dha fund kësaj ideje ruso-serbe të mbështetur nga Thaçi – Vuçiq, që do të ishte fatale për Kosovën. Megjithë këtë nuk pritet që Thaçi-Vuçiq të tërhiqen nga një ide e tillë, e cila për të dy është jetike, megjithëse për presidentin e Kosovës është edhe më kruciale. Me 95 % të qytetarëvë që janë kundër ndarjes së vendit, sipas një sondazhi të fundit, Thaçi po mbështet për muri çdo ditë e më tepër. Në të gjitha anët asgjë s`po i ecën mbarë, njeriut që nga 2008 është në pushtet, herë. Duke e ndjerë fundin e tij , dhe përfundimin prapa grilave po përdor kartën e fundit, atë të marrëveshjes me Serbinë, që do i siguronte amnisti . Kjo mund të arrihet, edhe s`ka pse u duhet serbeve Thaçi mbrapa grilave përderisa marrin Veriun e vendit dhe enklavizojnë vendin përmes asociacionit. Në këtë situatë Hashimi është i detyruar që fatin e tij ta shtrij tek Vuçiqi, i cili edhe për hir të fatit të tij nuk ka së si t’a kundërshtojë. E vetmja shpresë tani e dyshes Thaçi-Vuçiq është tek administrate e Trump, në të cilën shpërbejnë disa pro serb dhe njerëz të Rusisë, që pretendohet se mund të aktivizojnë Uashingtonin që të përkrah ndarjën. Me gjasë ditëve të ardhshme edhe mund të kemi vizitë të Hashimit dhe kolegut të tij nga Serbia në SHBA.

Megjithëse administrate aktuale nuk ka ndonjë qëndrim plotësisht kundër kësaj ideje, gjithsesi nuk besoj se orientimi amerikan kundër ndryshimit të kufijve do të ndryshoj, pasi pavarësia është meritë dhe projekt amerikan. Do të ishte çudi e madhe dhe fatkeqësi për Kosovën nëse SHBA ndryshon mendim rreth kësja çështje, e cila e dëmton në substancë pavarësinë e Kosovës. Thaçi e di shumë mirë se nëse nuk realizohet plani i ndarës, atëherë s`do të përfitojë amnisti, me Gjykatën Special që është në pritje të arrestimit të njeriut mbi të cilën edhe është ngritur kjo gjykatë. Duke qenë se fati i tij jetësor ndodhët në duart e presidentit serb, Hashimi është shqiptari, mbase i vetëm, që shpëtimin e Vuçiqit e përjeton njësoj si shpëtim të tij. Vuçiqi duhet patjetër që në Beograd të “ qoj” Veriun e Kosovës, ndryshe e pret rrëzimi dhe mbase ndëshkimi për “tradhti kombëtare”. Pa shmangshëm fati i Thaçit është në duart e Vuçiqit me fatin dhe rrethet që duket se nuk janë në favor as të njërit dhe as të tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat